5 mënyra që të ndiheni i çliruar nga puna

Prishtinë | 11 Qer 2023 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Keni dëshirë të madhe të largoheni nga puna por qëndroni të lidhur nga paga dhe përfitimet? Këto janë probleme më të mëdha.

Të punuarit për dikë ka përfitime dhe të meta. Ekziston rehatia e një page të qëndrueshme, gjithashtu edhe sigurimi mjekësor dhe pushimet e paguara. Edhe pse e dini se me shumë gjasa nuk do të fitoni pasuri të madhe përderisa punoni për dikë tjetër, gjithashtu ekziston garancioni i parave në bankë çdo muaj. Nëse punoni në një biznes fillestar dhe besoni me të vërtetë në misionin e tij atëherë ndoshta kjo punë është e duhura për ju.

Mirëpo, aq e rehatshme sa mund të jetë paga, obligimet e një pune me orar të plotë duken kufizuese për disa. Nëse jeni nga ata me natyrë të shpirtit të lirë, madje mund të ju duket si dënim me burg. Ndoshta ju keni filluar të keni ëndërrat ndërmarrëse. Mirëpo, nëse nuk jeni gati të largoheni ende, ka mënyra që ju të merrni frymë lirshëm edhe me kufizimet e punës tuaj. Këtu janë disa gjërat të cilat mund t’i bëni për të pasur një ndjenjë lirie përderisa punoni për dikë tjetër.

Zgjidhni punën e duhur

Ka shumë mundësi për punonjësit e sotëm që të mos ndihen të kufizuar. Ju mund të jeni në gjendje të punoni nga shtëpia ose të keni një orar fleksibil. Nëse nuk jeni një person mëngjesi, një pozitë e cila ju jep mundësinë të punoni kurdo që dëshironi, kudo që dëshironi mund të jetë gjëja e duhur për ju. Për shkak se kërkesat janë rritur që punëdhënësit të fokusohen më shumë në rezultatin e punës se sa në prezencën fizike, shumë biznese po pranojnë kulturën e punës fleksibile. Bizneset e vogla dhe të mesme veçanërisht po mirëpresin këtë qasje, por ju mund të jeni në gjendje të diskutoni orët fleksibile gjatë procesit të intervistës, veçanërisht nëse posedoni aftësi të veçanta.

Ndryshoni perspektivën tuaj

Shpesh vetëm ndryshimi i perspektivës bën ndryshim të madh. Në vend se ta mendoni punën tuaj si diçka e cila po ju ndalon nga realizimi i ëndrrave, kërkoni mënyrat që po ju përgatit për hapin tuaj të radhës. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse keni ëndërra për të nisur biznesin tuaj ose për të punuar si punonjës i pavarur.

Kërkoni mënyra për të fituar përvojë të vlefshme në pozitën tuaj e cila do ju ndihmojë sapo të vendosni të vazhdoni vetëm. Provoni të gjeni mënyra për t’u bërë më kreativë ose të bëni atë që doni në punën tuaj, edhe nëse është punë vullnetare për të ridizajnuar logon e kompanisë.

Filloni një punë anësore

Edhe puna më stresuese lë pak kohë gjatë netëve ose fundjavave për të bërë diçka tjetër. Nëse qëllimi juaj është që një ditë të drejtoni biznesin tuaj, ju mund të filloni duke fituar ndonjë klient ose duke gjetur ndonjë punë përmes faqeve si Fiverr ose Upwork. Ju mund të jeni të kufizuar në orarin tuaj të punës fillimisht, por kjo mund të ju ndihmojë të ndërtoni një themel gradualisht i cili ju jep mundësinë të kaloni me orar të plotë.

Nëse nuk keni ide biznesi, gjetja e një pune anësore mund të ju japë lirinë kreative e cila ju nevojitet për të shkuar në zyrë çdo ditë.

Kuptoni se kur është vetëm puna

Jo çdo punë është kufizuese. Nëse ndiheni sikur po shkoni në punë çdo ditë për t’a bërë dikë tjetër të pasur, mund të jetë thjeshtë një shenjë se ju nuk besoni në kompaninë e cila ju paguan.

Nëse jeni të investuar personalisht në punën që punëdhënësi juaj bën, ju me shumë gjasa do të ndiheni se po punoni drejt një qëllimi. Frika juaj ndaj punës ditore gjithashtu mund të ketë të bëjë me kontrollin e rreptë nga shefi juaj se sa me ndjenjën se vetë puna po ju kufizon. Dini se kur është koha të ndryshoni punën dhe gjatë kërkimit tuaj, sigurohuni të zgjedhni punëdhënësin tuaj me kujdes.

Merrni kontrollin

Cilido qoftë roli në punën tuaj të tanishme, merrni përgjegjësi të plotë për të. Edhe nëse është monotone, puna e cila iu jepet çdo ditë bën një ndryshim të madh. Nëse keni një shef kontrollues, njëra prej mënyrave më të mira për të kufizuar atë kontroll është të bëni punë të shkëlqyer. Bëhuni proaktivë në punën tuaj dhe do t’a zbuloni se shefi juaj ka më pak mundësi për të dhënë urdhra. Për ata të cilët kanë shefa të cilët mund të jenë të hapur ndaj ankesave, bëni një bisedë ku kërkoni më shumë autonomi në punën tuaj ditore.

Ju nuk keni pse të drejtoni biznesin tuaj apo të punoni si punonjës i pavarur për të pasur liri. Në fakt, jeta mund të jetë më e lirë pa pasur stresin e drejtimit të një biznesi të tërë. Nëse ju pëlqen siguria e pagës tuaj, ka punëdhënës të cilët vlerësojnë punonjësit të cilët kanë siguri në vete dhe të cilët mund të punojnë me mbikëqyrje minimale. Ju mund të jeni në gjendje t’a diskutoni këtë në pozitën tuaj të tanishme por nëse jo, mund të jetë koha për të ndryshuar punën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme