5 pengesat më të mëdha drejt suksesit

Prishtinë | 01 Sht 2023 | 07:36 | Nga Ekonomia Online

Askush nuk bën plane për të dështuar, por shumë shpesh njerëzit lejojnë që pengesat të dalin në rrugën e tyre të suksesit.

Askush nuk bën plane për të dështuar, por shumë shpesh njerëzit lejojnë që pengesat të dalin në rrugën e tyre të suksesit. Unë takoj me mijëra njerëz në konferenca dhe në zona të hokejit të cilët kanë një ëndërr që të bëhen të suksesshëm. Ata fillojnë të shkojnë drejt qëllimit të tyre, përplot energji dhe ambicie, dhe pastaj vite më vonë mbesin në punën e njëjtë duke ëndërruar për jetën të cilën mund t’a kishin pasur.

Gjatë sukseseve të mia në nisjen e katër kompanive, kam kuptuar disa gjëra të cilat na ndalojnë. Ja se cilat janë ato:

Koha

Nëse nuk e përdorni me zgjuarsi, bëhet armiku juaj. Ne kemi 24 orë në ditë, dhe mungesa e kohës është në fakt mungesë e prioriteteve. Kam kuptuar se nëse bëj një listë të prioriteteve dhe qëllimeve të mia çdo ditë, dhe merrem me më të vështirat së pari, është gjëja më e mirë për mua. Në këtë mënyrë, pjesa tjetër e ditës duket më e lehtë. Përditësoni listën tuaj rregullisht, dhe gjurmoni ato gjëra të cilat ju humbasin kohën si media sociale, koha e gjatë në ftohësin e ujit, dhe punët të cilat nuk lidhen direkt me qëllimin tuaj. Dita juaj e punës nuk ka pse të sillet rreth orarit 9-5, gjithmonë qëndroni gati për punë. Unë takohem me disa klientë në orët e para të mëngjesit dhe relaksohemi në ndonjë bar ose diku tjetër thjeshtë sepse isha i gatshëm t’i përgjigjesha telefonit.

Ne kemi një filozofi ‘’dreka është për humbësit’’ në vendin tim të punës. Kjo erdhi nga një ditë herët në karrierën time si zyrtar i huave kur kalova drekën dhe iu përgjigja disa thirrjeve telefonike në një orë, të cilat ndryshe nuk do i kisha hapur. Unë fitova tre konsumatorë të rinj, të cilët më vonë më referuan klientë të rinj, dhe më dhanë përfitim të mrekullueshëm gjatë viteve.

Mungesa e fokusit

Mbani sytë e tuaj në shpërblim. Mungesa e qartësisë është një pengesë e madhe e suksesit. Shumë njerëz fillojnë me një qëllim të definuar, por pastaj qëllimi i tyre bëhet i turbullt. Për të shmangur këtë, së pari shkruani deklaratën e qëllimit tuaj, dhe pastaj qëllimet afat-shkurtëra dhe afat-gjate. Qëllimet tuaja mund të ndryshojnë gjatë kohës, por kontrolloni vazhdimisht listën për t’u siguruar se po shkoni drejt tyre.

Hezitimi

Unë kam parë shumë klientë të mi dhe disa sportistë të Lojërave Olimpike të cilët sfidojnë njëri tjetrin, dhe ata shpesh arrijnë sukses në atë që duket e pamundur. E njëjta vlen edhe për biznesmenët. Si? Sepse ata kurrë nuk dorëzohen. Çelësi është të jepni gjithçka që keni, gjithë kohën. Unë asnjëherë nuk kënaqem vetëm nëse konkurroj me të gjitha forcat e mia. Nëse nuk po arrini atë që dëshironi, mos ulni pritshmëritë tuaja por rritni standardet.

Qëndrimi

Shmangni negativitetin dhe njerëzit negativë, duke filluar me veten tuaj.Njerëzit negativë do të shpenzojnë energjinë tuaj dhe do të ndalojnë progresin, dhe mendimet negative do ju ngadalësojnë dhe dekurajojnë. Nëse gjërat janë të vështira, punoni më shumë. Nëse dështoni, mësoni nga gabimet. Unë shpesh kam menduar se 97 përqind e njerëzve të cilët dorëzohen shpejtë janë të punësuar nga tre përqindëshi të cilët asnjëherë nuk u dorëzuan. Nëse fokusoheni në probleme, ju do të keni më shumë probleme. Nëse fokusoheni në zgjidhje, ju do të keni më shumë mundësi.

Frika

Frika mund të jetë një forcë motivuese, dhe një pengesë e suksesit. Mund të ju ndalojë nga tentimi dhe arritja e atyre qëllimeve të mëdha. A frikësoheni nga dështimi? Analizoni situatën specifike dhe detyroni veten që të zbërtheni aktivitetin e parehatshëm në hapa më të menahxhueshëm ose ‘’vetëm përballuni me të’’. Identifikoni dhe përdorni çdo burim në dispozicion për të ndërtuar mbi forcat tuaja dhe për të rregulluar dobësitë tuaja. Fokusohuni në atë që mund të shkojë mirë dhe mos u fiksoni me problemet e së ardhmes.

E di se situatat e jetës së vërtetë ju dalin në rrugë, dhe se disa prej nesh kemi vështirësi të cilat duken më të mëdha se të tjerat. Unë kisha vështirësitë e mia kur fillova, kur erdha në këtë shtet nga Ukraina në moshën 16-vjeçare, me vetëm 17 cent në xhepin tim. Nuk e flisja anglishten, dhe mbijetesa në shkollën e mesme ishte shqetësimi im më i madh.

Por kam krijuar një etikë të fuqishme të punës për të mbijetuar dhe më ka shërbyer mjaft mirë. Unë nuk do të pranoj arsyetimet tuaja të dorëzimit. E di se mund të ndizni ëndrrën dhe të arrini qëllimet tuaja. Kaloni pengesat tuaja dhe vazhdoni në rrugën tuaj. Siç them gjithmonë, suksesi nuk zotërohet asnjëherë. Merret me qera dhe duhet të paguhet çdo ditë. (Daniel Milstein/ Entrepreneur)

Të ngjashme