5 shprehi që përmirësojnë mendjen, motivimin e produktivitetin

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 22:37 | Nga Ekonomia Online

Shumica e ndërmarrësve e kuptojnë se shëndeti mendor është i rëndësishëm për suksesin e biznesit të tyre.

Të jesh ndërmarrës është një rrugëtim i vetmuar dhe i vështirë. Ju drejtoni biznesin tuaj dhe përballeni me faktin se siguria juaj financiare është e lidhur ngushtë me suksesin e kompanisë. Kështu që, është një sfidë të përballeni me të gjitha këto, por në fakt të qenurit në gjendje të lulëzoni në të njëjtën kohë është një tregim krejtësisht tjetër.

Për shkak se shumica e problemeve me të cilat përballen ndërmarrësit janë mendore, nuk është befasi se shumicën e shprehive të vlefshme të cilat mund t’i zhvilloni si një ndërmarrës nuk kanë të bëjnë asgjë me biznesin por me shëndetin tuaj personal mendor.

Këtu janë pesë shprehi të atilla të cilat jo vetëm që do të përmirësojnë gjendjen tuaj mendore, por do të rrisin motivimin dhe produktivitetin tuaj.

Fjetja e mirë gjatë natës

Shumë ndërmarrës kanë dëshirë të punojnë vonë në mbrëmje dhe të zgjohen herët në mëngjes që të shfrytëzojnë çdo ditë. Mirëpo, duke shtyer veten në këto limite, ju zvogëloni produktivitetin tuaj. Harvard Medical School zbuloi se mungesa e gjumit mund të shkaktojë paaftësinë për t’u fokusuar dhe të parandalojë funksionet e trurit. Nëse mungesa e gjumit është e madhe, këto efekte anësore mund të zgjasin disa ditë.

Përveç kësaj, shprehitë e këqija të gjumit lidhen me një shumëllojshmëri të problemeve të shëndetit, duke përfshirë sulmet në zemër, diabetin dhe mbipeshën, të cilat dërgojnë në më shumë probleme. Nëse dëshironi të performoni në majën tuaj dhe të përgatiteni për atë ditë, fjetja gjashtë deri tetë orë çdo natë është një gjë e domosdoshme.

Ngrënia e ushqimeve të duhura

Një tjetër aspekt i të qenit ndërmarrës është se nuk keni rastin për të ngrënë mirë.

Është më e lehtë të kapni një hamburger dhe disa patate të skuqura në makinë se sa të merrni kohën dhe të uleni të hani një ushqim të mirë. Fatkeqësisht, kjo ndikon më shumë se sa vetëm në shëndet. Në fakt ushqimi ka ndikim direkt në mënyrën se si mendojmë dhe ndihemi. Ushqimi që e fusni në trupin tuaj shndërrohet në glukozë, e cila pastaj mbush trurin tuaj.

Ushqimet të cilat kanë yndyrë të lartë kërkojnë më shumë energji për t’u tretur, duke iu lënë të lodhur dhe të paaftë për të performuar në nivelet më të mira.

Ushtrimet e rregullta

Në një ditë të mbushur me përgjegjësi, nuk është e lehtë të vendosni një orë mënjanë për të ushtruar. Duke marrë përfitimet e mëposhtme në konsideratë, ushtrimet ia vlejnë kohën tuaj:

Zvogëlojnë nivelet e stresit mendor dhe fizik
Lirojnë kemikalet në sistemin tuaj të cilat shkaktojnë lumturinë dhe luftojnë depresionin
Përmirësojnë ndjenjën tuaj të vetë-vlerësimit dhe vetë-besimit
Ju japin rastin të fikni trurin, të rrisni kreativitetin dhe të fitoni një pikëpamje të freskët për problemet.

Lutuni dhe meditoni

Meditimi zakonisht nuk lidhet me suksesin e ndërmarrësisë, por mund të rrisë performancën tuaj. Meditimi iu jep rastin të shkëputeni për një kohë, të relaksoheni dhe të lejoni stresin e drejtimit të biznesit të largohet. Nuk është befasi kur mësojmë ndikimin pozitiv që ka meditimi me faktin se zvogëlon shtypjen e gjakut, gjithashtu.

Pjesa më e mirë e meditimit është se nuk keni nevojë për shumë hapësirë dhe kohë për t’a bërë atë. Ju thjeshtë mund të vendosni mënjanë pesë minuta në ditë në autobus ose tren gjatë udhëtimit tuaj, ose 10 minuta në një vend të qetë në fund të ditës para se të largoheni nga zyra.

Leximi

Nëse dëshironi të mësoni dhe të bëheni një udhëheqës i suksesshëm, ju duhet të lexoni sa më shumë që të jetë e mundur. Ka shumë shembuj të suksesshëm: Bill Gates është i njohur për pasionin e tij për lexim. Vitin e kaluar, Mark Zuckerberg në fakt filloi një klub të madh të librave në Facebook. Warren Buffett kalon 80 për qind të kohës së tij duke lexuar.

Ju nuk keni nevojë të kaloni kohë duke konsumuar librat më të fundit të vetë-ndihmës ose të biznesit. Dëshmitë tregojnë se leximi ka ndikim në vetëdijesimin tuaj emocional, duke ju ndihmuar të përmirësoni biznesin tuaj.

Shumica e ndërmarrësve e kuptojnë se shëndeti mendor është i rëndësishëm për suksesin e biznesit të tyre, por shumica prej tyre nuk e dinë se sa i thellë është. Duke gjetur kohën për të fjetur mjaftueshëm, për të ngrënë shëndetshëm, për të ushtruar rregullisht, për të medituar dhe lexuar, ju mund të kaloni më pak kohë duke punuar por do të prodhoni rezultate të cilësisë më të lartë dhe do të shijoni një jetë më të mirë.

Të ngjashme