6 gjeste që e bëjnë më të këndshme punën në zyrë

Prishtinë | 14 Gus 2023 | 07:25 | Nga Ekonomia Online

A mendoni se jeni të mirë? Shumica e njerëzve mendojnë kështu. Por mendoni më shumë, a jeni të mirë në punë?

Kur ishte hera e fundit kur i dhatë dikujt një kompliment, ose ofruat të sjellnit drekën për një koleg i cili kishte ngecur në tavolinën e tij?

Kjo shpesh mund të tregojë se ne nuk jemi aq të mirë sa mendojmë me ata me të cilët punojmë dhe i shohim çdo ditë. Ne shpesh zihemi në punët ditore dhe zhytemi në streset tona.

Zgjidhja? Bëni përpjekje të jeni të mirë. Fatmirësisht, nuk është e vështirë, dhe këtu janë gjashtë mënyra të shpejta që të filloni këtë rrugë.

Pyesni dikë për jetën e tij jashtë punës

Ju nuk keni nevojë të flisni gjatë, por është mirë të pyesni dikë për koncertin që ka ndjekur natën e kaluar, ose për festën e ditëlindjes ose diplomimit të vajzës së tij. Shfaqja e interesit është një mënyrë e thjeshtë që të tregoni se iu intereson për dikë në një nivel personal. Plus, ju mund t’a zbuloni se keni diçka të përbashkët e cila do të dërgojë në një miqësi jashtë punës.

Ofroni të sillni ushqim

Nëse shihni se njëri prej kolegëve tuaj është i lidhur pas tavolinës gjatë pushimit, dhe ju jeni në gjendje të ngriteni, ofroni diçka. Ky gjest i vogël mund të shpëtojë ditën e dikujt, dhe gjithashtu do të vë një buzëqeshje në fytyrën e tij.

Ftoni dikë për drekë

Nëse po shkoni për të ngrënë drekë, kërkoni dikujt të ju bashkohet. Kjo ndihmon në krijimin e lidhjeve të cilat kalojnë zyrën dhe ndërtojnë aleancë në punë. Merrni këtë kohë për të njohur kolegët tuaj personalisht. Mos përdorni këtë kohë për të folur për politikat e punës ose për të shpërndarë thashetheme…kjo nuk është gjë e mirë.

Bëni një kompliment

Bëjeni qëllim që të ofroni komplimente çdo ditë. Kërkoni dikë i cili ka bërë një punë të mirë në një projekt dhe komplimentoni punën e tyre të rëndë. Ose nëse veshja e dikujt ju bie në sy, lejoni që ta dinë këtë. Shumë shpesh, ne jetojmë të pavlerësuar, kështu që gjesti juaj mund të ketë shumë rëndësi për dikë. Tregojuni personalisht, ose dërgojuni një rresht ose dy në një email i cili thotë, ‘’E vura re’’.

Falënderoni

Kur është fjala tek mungesa e vlerësimeve, kur ishte hera e fundit kur bëtë një falenderim të vërtetë në punë? Shumë shpesh, kolegët mund të nënvlerësojnë njëri tjetrin dhe përpjekjet që të tjerët bëjnë. Një ‘’faleminderit’’ i thjeshtë mund të ndreqë ditën e dikujt në shumë mënyra.

Ndani diçka interesante

Nëse gjeni një artikull interesant online, dërgojani dikujt i cili e vlerëson. P.sh., nëse e njihni dikë të cilit i pëlqen të lexojë, dërgojani një artikull ose një vlerësim të librit për autorin e tij të preferuar. Ky gjest i vogël, por domethënës është mënyra më e lehtë që të tjerët të dinë se po mendoni për ta.

Ky qëllim i sjelljeve të mira nuk është përfitues vetëm për pranuesin. Sapo të nisni këtë shprehi, do t’a zbuloni se ju gjithashtu do të jeni të mbushur me mirësi dhe se vendi i punës do të jetë më i shoqërueshëm dhe me më shumë harmoni.

Të ngjashme