7 gjëra që nuk duhet thënë në mbledhje pune

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 07:08 | Nga Ekonomia Online

Një nga gjërat në të cilën ndikoi pandemia ishte se ne u liruam nga pjesëmarrja në mbledhjet e mërzitshme të zyrës. Nuk po themi se takimet e Zoom janë shumë më të mira, por në rast se e keni harruar sa irrituese është të bllokoheni në një dhomë mbledhjesh, këtu janë disa fraza të shprehura zakonisht që asnjërit nuk i pëlqejnë.

  • “Le të ulemi dhe të prezantohemi”

Kuptimi: “Le ta fillojmë takimin me një seri momentesh të denja, ku njerëzit përpiqen ta bëjnë veten të tingëllojnë interesantë ose të rëndësishëm.”

  • “Le të diskutojmë për punët e secilit

Kuptimi: “Po përtoja për të krijuar një axhendë, kështu që ne do t’i dëgjojmë të gjithë që përpiqen të rrisin rëndësinë e tyre duke formuluar punët e tyre si ‘misione kritike’”.

  • “Le të bëjmë ‘brainstorm’ për disa ide të reja”

Kuptimi: “Kundër çdo arsyeje dhe në kundërshtim me çdo përvojë, unë pres që ju të frymëzoheni papritmas, për të thënë diçka krijuese, interesante ose të dobishme”.

  • “Ne kemi nevojë për një mendim jashtë kornizave”

Kuptimi: “Le të krijojmë ide të reja”

  • “Qëllimi i këtij prezantimi është të …”

Kuptimi: “Meqenëse nuk kam asnjë respekt për kohën tuaj, unë do t’ju kërkoj të thithni informacionin me ritmin më të ngadaltë të mundshëm, me saktësinë më të vogël të mundshme, ndërsa ju ecni nëpër procesin tim të errësuar të mendimit flegmatik”.

  • “Nuk lejohet telefoni në këtë takim

Kuptimi: “Unë jam plotësisht i vetëdijshëm se jam një nga njerëzit më të mërzitshëm në planet dhe nuk kam asnjë mundësi për të konkurruar me pajisjen tuaj, kështu që do t’ju detyroj të më dëgjoni”.

  • “Le të ndalemi këtu dhe të mblidhemi përsëri javën tjetër

Kuptimi: “A keni dëgjuar ndonjëherë për Sizifin?”

Të ngjashme