7 mënyra si t’i inkurajoni punonjësit tuaj

Prishtinë | 09 Tet 2023 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Ndihmoni, trajnoni dhe falënderoni ata.

Inkurajimi nuk është lëvdatë. Nëse bëhet mirë, inkurajimi mund të rezultojë në sukses për një punonjës, në atë kohë kur lëvdatat janë të duhura. E shihni, inkurajimi është akti i ofrimit të reagimeve pozitive të cilat fokusohen në mënyrë specifike në përpjekje dhe/ose përmirësim, në vend të rezultateve specifike. Lëvdatat jepen kur suksesi të arrihet.

Aftësia për të inkurajuar të tjerët në mënyrë të suksesshme në periudha të kohërave të vështira dhe mungesës së progresit është shkencë dhe art. Ka teknika të cilat mund t’i përdorni të cilat ofrojnë inkurajim por ato janë të dobishme vetëm nëse përdorni inteligjencën emocionale gjatë procesit. Inteligjenca emocionale përfshin aftësinë për të lexuar dhe përgjigjur ndaj nevojave emocionale të të tjerëve.

Vëzhgimi i duhur i gjuhës së trupit, zgjedhjes së fjalëve dhe bashkëveprimit me të tjerët do të jetë i dobishëm në këtë proces.

Këtu janë shtatë teknika të cilat ua rekomandojmë menaxherëve t’i përdorin për të inkurajuar anëtarët e tyre të ekipit, transmeton Ekonomia Online.

Pyetni ata se çfarë ndihme iu nevojitet

Shpesh herë pyetja e thjeshtë ‘’Si mund të të ndihmoj’’? do të nisë procesin e inkurajimit të një punonjësi. Koordinimi i kësaj pyetje të thjeshtë por të fuqishme është i rëndësishëm dhe kërkon që të keni aftësi të mira vëzhgimi. Shikoni dhe dëgjoni ndryshimet në sjellje, zgjedhje të fjalëve dhe gjuhën e trupit. Këto mund të jenë shenja se punonjësi po fillohen të irritohet dhe të dekurajohet. Dhe shpesh e gjithë ndihma që iu nevojitet atyre është të flasin për situatën dhe të kenë një vesh për të dëgjuar sfidat e tyre.

Trajnoni ata të zbulojnë zgjedhjet

Kur një punonjës ngec dhe nuk bën progres, ai irritohet. Kur shihni se ai punonjës po irritohet, së pari riforconi vetëbesimin që keni në ta bazuar në arritjet, aftësitë dhe shprehitë e mëparshme. Filloni t’iu bëni pyetje të cilat do t’i ndihmojnë ata. Bëni pyetje të mjaftueshme që ata të krijojnë opsionet e tyre se si të bëhen të suksesshëm. Një trajnim i vogël mund të ketë efekt të madh.

Shikoni fitoret e tyre të vogla

Këto fitore do të përfshijnë ndryshime në sjellje dhe mjeshtëri të aftësive. Fitoret nuk janë detyra të cilat nuk dëshmojnë ndryshim. Menaxherët shpesh harrojnë se fitoret e vogla duhet të njihen që punonjësit të dinë se po bëjnë progres drejt fitoreve të tyre më të mëdha. Njohja e ndryshimeve pozitive riforcon kuptimin e punonjësit se çfarë duhet të bëjë në vazhdim. Mos prisni fitoret e mëdha, kërkoni ato të voglat dhe pranoni ato, pastaj të mëdhatë do të vijnë në vazhdim.

Falënderoni ata

Praktika më e mirë e udhëheqjes shpesh e injoruar është falenderimi dhe lavdërimi i punonjësve sa herë që reagimet ofrohen duke kërkuar ndryshime dhe rregullime nga një punonjës. Ka kohëra kur përpjekjet e punës mund të mos arrijnë rezultatet e pritura. Sikur një vrapuesit i cilit i ofrohet ujë gjatë vrapimit në garë, kjo është mundësia juaj për t’i falenderuar ata për përpjekjet e tyre, dhe t’i kujtoni se nuk e kanë arritur ende ‘’vijën e fundit’’.

Tregoni vetëbesimin juaj në ta

Kur praktikoni inkurajimin, mos e mbani prapa dyerve të mbyllura. Shfrytëzoni mundësinë gjatë takimeve për të praktikuar inkurajimin që të tjerët të mësojnë artin dhe shkencën e tij. Ndani fitoret e tyre të vogla me anëtarët tjerë të ekipit, dhe kërkojuni që edhe të tjerët të njohin fitoret e vogla të anëtarëve të ekipit. Përderisa koha kalon, duhet të bëhet më natyrale që anëtarët e ekipit të njohin kontributet e njëri tjetrit. Qëllimi është të krijoni inkurajim viral.

Jepuni atyre detyra të zgjeruara

Detyrat e zgjeruara duhet të dizajnohen për të:
-Ofruar një nivel më të lartë të njohjes
-Të ndërtohet forca e punonjësit
-Të zhvillohen aftësi të reja
-T’i ndihmoni punonjësit të avancohet drejt rolit të tij të dëshiruar në organizatë.
-Kur ia jepni këto detyra punonjësit të duhur, jo vetëm që inkurajoni atë, por zhvilloni atë për të ardhmen.

Ndihmoni ata të njihen nga të tjerët

Bëhuni avokati i anëtarëve tuaj të ekipit. Ndani punën dhe arritjet e tyre duke ua komunikuar pjesëve tjera të organizatës se si puna e tyre ka ndihmuar organizatën të afrohet në vizionin e kompanisë. Njohja e jashtme është e rëndësishme. Nëse ata kanë bërë punë të shkëlqyeshme, kërkoni mundësi për t’i nominuar ata për çmime lokale profesionale. Gazetat dhe revistat e bizneseve lokale shpesh kërkojnë tregime për arritjet e profesionistëve.

I bërë në mënyrë të duhur, inkurajimi do të bëhet pjesë e kulturës tuaj. Si një udhëheqës, kur praktikoni teknikat e inkurajimit, punonjësit tuaj do të fillojnë të inkurajojnë njëri tjetrin. Kur kompania pranon inkurajimin, suksesi pason. Çfarë keni në plan të bëni ndryshe për të inkurajuar punonjësit tuaj?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme