7 pyetje para se të vendosni çka dëshironi të bëni në jetë

Prishtinë | 14 Pri 2023 | 00:20 | Nga Ekonomia Online

Ju me siguri e imagjinoni se si do të jetë jeta juaj e ëndrrave, çfarë do të bënit nëse paratë nuk do të ishin problem, ose si shpresoni që jeta juaj të evoluojë gjatë 10 viteve të ardhshme.

Megjithatë, ndoshta nuk e dinit se me çfarë dhimbje luftohet për idenë e realizimit të jetës tuaj të ëndrrave, ose pse paraja është një problem në radhë të parë, ose pse ne dëshirojmë këtë koncept të suksesit në një përpjekje për të ngushëlluar veten.

Kjo nuk do të thotë se të gjitha aspiratat janë të rrënjosura në diçka negative. Logjika mund të na tregojë se padyshim që nuk është kështu. Janë mendjet dhe zemrat aspiruese që në fund e shtyjnë njerëzimin të evoluojë.

Është e rëndësishme të dini se ku jeni drejtuar, por është edhe më e rëndësishme të dini pse jeni drejtuar atje.

  • Çfarë ka në anën tjetër të suksesit?

Cili është qëllimi për të arritur në majë? Për t’u admiruar? Për të qenë “i paprekshëm”? Për t’u provuar njerëzve të tjerë se jeni të aftë dhe kompetent për gjithçka? “Suksesi” vjen me shumë ‘halle’, me përgjegjësi dhe frikë të vazhdueshme se do të hiqni dorë dhe do të dukeni si të dështuar. Kur kujdeseni vetëm për arritjen e një forme të matshme suksesi, kjo e bën pjesën tjetër të jetës tuaj të krahasueshme me këdo dhe gjithçka.

  • Pse doni të jeni të pasur?

Nëse do të kishit një miliard dollarë, çfarë do të bënit me to? A do t’i lini mënjanë që të jetoni të qetë dhe të punoni më pak? A do të kënaqeshit me luksin? Çfarë ju thonë këto përgjigje për situatën tuaj aktuale në jetë? A jeni duke punuar shumë me veten? A ndiheni sikur asgjë nuk është e mjaftueshme?

  • Nëse nuk jeni njohur kurrë për suksesin, për çfarë lloj suksesi do të përpiqeni?

Nëse do ta dinit se mund të kishit sukses në çdo gjë, por nuk do të njiheshit për të, çfarë do të bënit? Kë do të ndihmonit? Cili do të ishte qëllimi juaj, atëherë?

  • Çfarë ju tremb më shumë rreth të mos qenit të suksesshëm?

A po shkoni drejt qëllimit tuaj apo jeni larguar nga frika? A ju lehtëson puna ankthin tuaj? A e krijoni dhe mbani atë ankth, sepse ju jep energji apo ju motivon?

  • Kujt po përpiqeni t’i provoni akoma veten?

Kur e imagjinoni veten si “të suksesshëm” në jetën tuaj, çfarë shihni? Me shumë mundësi, ju po projektoni një imazh që imagjinoni që njerëzit e tjerë ta shohin. Kush janë ata njerëz të tjerë? Jepuni atyre emra dhe fytyra nëse mundeni.

  • Çfarë ndjenje të pakëndshme eleminon ideja për të qenë të suksesshëm?

A ju bën të ndiheni më të vlefshëm? Më të dashur? Sikur më në fund vleni?

  • Nëse nuk do të shqetësoheshit për të qenë të suksesshëm, çfarë do të bënit me jetën tuaj?

Nëse do të hiqnit dorë nga gjithçka, dëshira për të qenë ndryshe, më mirë, më të pasur, më të dalluar, më të avancuar, më të arritur, çfarë do të bënit? Çfarë do të kishte rëndësi nëse kjo nuk do të konsumonte gjithë kohën tuaj? Konsideroni se përgjigjja juaj është një pjesë e jetës tuaj në të cilën mund të neglizhoni pjesën tjetër në të cilën dëshironi të shihni sukses. (MSN)

Të ngjashme