7 strategji që duhet ndjekur me njerëzit negativë

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 07:28 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit negativë janë shumë pesimistë dhe do të mërzisnin këdo. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm ata mund t’ju përfshijnë juve në kaosin e tyre, dhe kjo do të ishte disfata juaj më e madhe.

Por cilat janë disa strategji të cilat mund t’i ndiqni ndaj njerëzve negativë:

Vendosni kufij dhe mbani distancë ndaj personave të tillë. Ju nuk e keni në dorë të kontrolloni sjelljen negative të personave të tjerë që mund t’ju rrethojnë por sigurisht që mund të kontrolloni qëndrimin tuaj ndaj tyre.

Shmangni personat që vetëm ankohen. Mbajini sa më larg persona të tillë, dhe nëse persona të tillë janë pjesë e zyrës suaj, atëherë mundohuni t’i zgjidhni gjërat sa më prerazi të mundeni.

Mbajini larg punonjësit negativë. Nëse stafi juaj i punonjësve përbëhet nga persona negativë, atëherë largoni ata nga kompania juaj sepse ekziston mundësia që ata të përçojnë një frymë dhe një energji negative edhe tek punonjësit e tjerë.

Injoroni personat negativë. Kontrolloni emocionet tuaja dhe mos u lini të përfshiheni në një debat me to sepse situata vetëm sa do të degjeneronte më shumë. Shmangini konfliktet jo të shëndetshme.

Mos e analizoni më shumë seç duhet një situatë të caktuar. Beni të pamundurën për të mos t’u përfshirë emocionalisht në lojën e tyre.

Krijoni një “sistem mbështetës”. Mundohuni të krijoni një rrjet prej miqsh dhe kolegësh pozitivë.

Mos hiqni kurrsesi dorë nga pozitiviteti. Qëndroni pozitivë dhe shmangini në maksimum persona të tillë. Mbase pozitiviteti juaj mund të ndikojnë në negativitetin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme