8 hapa për rritjen e kompanisë tuaj

Prishtinë | 24 Gus 2023 | 07:00 | Nga Ekonomia Online

Drejtimi i biznesit tuaj si një ndërmarrës mund të jetë gjëja e cila ju detyron të mprehni shpatën dhe të definoni me të vërtetë qëllimin dhe përkushtimin tuaj. Pasi nisa biznesin tim të parë, kalova disa muaj dështimi dhe më në fund kuptova një formulë e cila filloi të më jepte konsumatorë dhe rezultate, unë isha në rrugë dhe shumë i etur për të dërguar kompaninë time në nivelin e radhës.

Pavarësisht se në çfarë biznesi jeni, tani është momenti të zgjeroheni. Këtu janë disa nga hapat më të rëndësishëm të zgjerimit të kompanisë tuaj:

Jepni gjithçka që keni

Sasia e përpjekjeve të kërkuara tani është dhe do të vazhdojë të jetë më e madhe për të përfunduar gjërat, kështu që përgatisni ekipin tuaj dhe trajnoni ata të ndërmarrin më shumë veprim dhe të jenë më këmbëngulës.

Fokusohuni në zgjidhje në vend të problemeve

Problemet janë mundësi nëse iu qaseni në atë mënyrë. Në vend se të largoheni nga problemet, ju duhet të merrni kohën për t’i identifikuar ato, për t’i zgjidhur dhe të mësoni nga ato për çfarëdo problemi që mund të shfaqet në të ardhmen.

Përshtatuni me ndryshimet e reja

Në këtë ekonomi të re, strategjitë e reja nuk do të funksionojnë. ‘Të pazakonshmet e biznesit’ do të jenë të zakonshme në të ardhmen. Ju duhet të përshtateni me këto sfida të reja.

Bëni ato gjëra të cilat nuk janë aq të zakonshme

Shikoni se çfarë po bëjnë konkurrentët tuaj dhe bëni të kundërtën. Gjëja e famshme nuk është gjithmonë gjëja më e duhur për t’u bërë.

Mos zbritni çmimet

Nëse bëni matematikën, më pak volum në një çmim më të ulët do të ishte gjë e tmerrshme për kompaninë tuaj. Në vend të kësaj, merrni kohën për të trajnuar ekipin tuaj se si të ndërtojnë vlerë në vend se të fokusohen në çmime.

Bëhuni të paarsyeshëm!

Tani nuk është koha të jeni të arsyeshëm. Ju duhet të operoni pa logjikë ‘’të duhur’’  e cila ndikon çdo lëvizje që bëni. Ju me siguri as nuk dëshironi të shkoni në punë për momentin nëse do të mendonit gjendjen aktuale të gjërave. Lejoni që konkurrentët tuaj të jenë ‘’të arsyeshëm’’ dhe ‘’logjikë’’ përderisa fokusoheni në dominimin e tregut.

Vazhdoni trajnimin

Tani më shumë se kurrë ju dhe njerëzit tuaj duhet të dini se si të operoni, funksiononi dhe qëndroni. Ky është momenti të trajnoheni dhe të përgatiteni. Për të shitur në mënyrë të suksesshme dhe për të depërtuar në treg në këtë ekonomi kërkon qëndrime pozitive, këmbëngulësi dhe vendosmëri.

Shmangni njerëzit negativë

Shmangni njerëzit të cilët fokusohen vetëm në gjëra negative. Shmangni me çdo kusht.

Mos u bëni si konkurrentët tuaj të cilët me siguri janë të dobët, të pa përgatitur dhe të cilët nuk janë të gatshëm të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të fituar konsumatorët. Fraza klishe është e vërtetë, ‘’Me rreziqe të mëdha vijnë shpërblime të mrekullueshme’’.

Bëhuni të mrekullueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme