8 thënie motivuese nga Warren Buffett

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Biznesmeni, guruja financiar dhe filantropisti Warren Buffett mund t’ju mësojë disa dy gjëra për jetën, apo jo?

Që në moshë të re, miliarderi investitor ishte i destinuar për sukses – shiste qese mbeturina për komshinjtë dhe shpërndante gazeta. Në moshën 15-vjeçare, Buffett filloi të investonte në pasuritë e patundshme.

Sot “Orakulli i Ohamas” zotëron një pasuri me vlerë prej 117 miliardë dollarësh, vlerë kjo që e bën të jetë ndër 6 njerëzit më të pasur në botë.

Për lexuesit e Ekonomia Online kemi përzgjedhur disa nga thëniet më frymëzuese nga Buffett:

“E vetmja gjë që nuk duhet të bëni kur bini në gropë është të mos vazhdoni të gërmoni”

“Unë nuk kërkoj të kaloj shtatë shkallë menjëherë. Unë kërkoj atë shkallë të cilën mund ta kaloj”

“Nuk ka rëndësi sa i madh është talenti apo përkushtimi, disa gjëra kanë kohën e tyre. Nuk mund të lindësh një bebe brenda muajit duke lënë 9 gra shtatzënë”.

“Mjafton të bësh disa gjëra mirë në jetë për sa kohë që nuk bën shumë gjëra gabim”

“Ti bën gjëra vetëm kur të vijnë mundësitë”

“Duhen 20 vjet për të ndërtuar një reputacion dhe vetëm pesë minuta për ta shkatërruar atë. Nëse e mendoni në këtë mënyrë, do të filloni t’i bëni gjërat ndryshe”

“Dikush është ulur nën hije sot, sepse dikush tjetër ka mbjellë një pemë kohë më parë”

“Të parashikosh shiun nuk është ndonjë shpikje. Të ndërtosh anije po”.

Të ngjashme