A jeni në punën e duhur, kuptojeni me 9 pyetje

Prishtinë | 08 Kor 2023 | 23:54 | Nga Ekonomia Online

“A është puna ime e përshtatshme për mua?” Nëse doni të gjeni kuptimin në punën tuaj, të realizoheni, qoftë edhe gëzimin në atë që bëni, të qenët vetvetja, vazhdimisht, duhet t’i jepni përgjigje këtyre pyetjeve.

A mendoni se kolegët tuaj, të cilët promovohen në punë, kanë disa aftësi shumë të ndryshme nga ju, edhe pse jeni në të njëjtin rol?

A ndiheni shpesh të pasigurt, pasi, sado që të punoni, nuk arrini të përmbushni pritshmëritë e ekipit apo të drejtuesit tuaj?

A ju duket mision i pamundur të bëheni një punonjës i suksesshëm në kompani?

A ju duket e mundimshme puna që bëni?

Keni ndjesinë që drejtuesi apo kolegët “nuk ju kuptojnë”?

Ndiheni “joproduktiv” në punë, pa ditur arsyen?

Është siguria arsyeja kryesore pse qëndroni në punë, apo përfitimet, apo të dyja bashkë?

A ju frikëson më shumë ideja e kërkimit të një pune të re se sa përballimi i përditshëm i detyrave tuaja?

A e pyesni shpesh veten se të qenët mediokër është fataliteti juaj?

Të ngjashme