Ankthi i punonjësve, dëmet që sjell për kompaninë

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Ankthi është një formë e zakonshme sëmundje mendore. Shumë njerëz stresohen nga një ngjarje e caktuar që ndodh në jetën e tyre, nga nisja e një pune të re, apo nga lëvizja nga një vend në një tjetër.

Stresi mund të cënojë aftësinë e një individi, për të kryer edhe përgjegjësitë më themelore, të cilat mund të jenë të përditshme. Vetëm fakti që ju mund të pushtoheni nga ankthi, ju bën të kaloni momente edhe më të vështira. Ekziston një cikël shqetësimi i përhershëm që shpesh shoqëron ankthin dhe i bën individët të ndjehen të papërshtatshëm dhe të paaftë për të kontrolluar mendimet ose sjelljet e tyre. Ja çfarë sjell ankthi juaj si punonjës në dëm të kompanisë.

Performancë të dobët

Nivele të larta të rraskapitjes emocionale dhe psikologjike si rezultat i ankthit në vendin e punës, mund të çojnë në mungesë të përqëndrimit. Nëse ju si shef do e kuptoni situatën në të cilën ndodhet ky punonjës atëherë nuk ka vend për performancë të dobët. Punonjësit tuaj do të ndihen më të sigurtë dhe do të japin më shumë produktivitet dhe si rrjedhojë kompania juaj do të jetë gjithmonë në rritje. Ankthi është fenomeni i cili ndikon shumë negativisht në performancën e punonjësve dhe ata nund të krijojnë varësi nga kjo.

Pushime të zgjatura

Kur punonjësit tuaj mungojnë në punë apo bëjnë pushime të zgjatura, si rrjedhojë biznesi juaj fillon të shënojë rënie. Studimet kanë treguar që ankthi dhe çrregullimet depresive, janë të lidhura me rritjen e aftësisë së kufizuar gjatë punës në krahasim me sëmundjet e tjera. Por është e paligjshme që ju si shef të ndaloni punonjësin tuaj të marrë një periudhë kohore të caktuar për të qetësuar gjendjen e tij emocionale. Nëse arrini ta mirëkuptoni këtë situatë të punonjësit tuaj, atëherë ju i keni hequar atij një pjesë të këtij ankthi, që po e dëmton atë në të gjitha format e mundshme.

Rritja e kostove të kujdesit shëndetësor

Fakti që ju mujd të vuani nga stresi dhe ankthi dhe duhet të trajtoheni për këtë pjesë, është një shtesë në shpenzimet tuaj të kujdesit shëndetësor, apo në shpenzimet e kompanisë.

Ndryshime të pashmangshme

Ndryshimi është i pashmangshëm, por gjithashtu mund të jetë shumë i kushtueshëm për biznesin tuaj. Qarkullimi i punonjësve është një kontribues i madh në fund të kompanisë suaj, pasi kushton kohë, para dhe produktivitet për të zëvendësuar një punonjës. Stresi dhe ankthi shpesh shoqërohen me më shumë ankesa shëndetësore sesa çdo ankesë tjetër që lidhet me vendin e punës. Sigurimi i punonjësve tuaj që ata të ndjehen të mbështetur dhe të rehatshëm për adresimin e mirëqenies së tyre mendore me menaxherët dhe bashkëpuntorët, është thelbësore në rritjen e mbajtjes së punonjësve.

Dëmtim të moralit

Morali është një gjendje shpirtërore që ndikon në besimin, produktivitetin dhe entuziazmin e krijuar brenda kornizës së strukturës së një kompanie. Morali i lartë është thelbësor për suksesin e një kompanie dhe megjithëse shikohet në përgjithësi si një cilësi e paprekshme, ajo mund të ketë një efekt të dëmshëm në fitimet e një biznesi. Morali i ulët i punonjësve shpesh mund të çojë në përpjekje të tërhequra dhe zhvillimin e sjelljeve kundërproduktive. Shumë vuajtës të ankthit raportojnë se ndjehen të gjykuar dhe të pambështetur nga menaxherët dhe bashkëpuntorët e tyre, gjë që vetëm ul moralin dhe rrit dëshirën e tyre për të gjetur një punë të re. Inkurajimi i dialogut të hapur ndërmjet punonjësve dhe menaxherëve, përsa i takon shëndetit mendor të punonjësve tuaj mund të parandalojë që problemet e tyre të përkeqësohen.

Kur punonjësit mendojnë se punëdhënësi i tyre është vërtet i interesuar për mirëqenien e tyre, ka tendencë të ketë një rritje të produktivitetit. Si pronar i një biznesi, është e rëndësishme të informoheni, të njihni shenjat dhe t’u siguroni punonjësve tuaj inkurajimin dhe mbështetjen që ju nevojiten për të menaxhuar shëndetin e tyre mendor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme