Asistente vs shef

Prishtinë | 17 Pri 2024 | 23:45 | Nga Ekonomia Online

Kjo mund të jetë një deklaratë e guximshme për t’u bërë, por të jesh asistenti mundet të jetë më mirë sesa të jesh shefi! Gjithashtu shumë njerëz mund të thonë që stili i jetës së një menaxheri është diçka që të frymëzon ndërsa roli i asistentit është diçka për tu shmangur, kur shikoni më afër në këto role ju mund të befasoheni duke gjetur që përfitimet e të qenit asistent peshojnë më shumë se vështirësitë e të qenit menaxher.

Çaj? Kafe? – A mund të bëni një filxhan të mirë çaji? Nëse jo mësoni ta bëni tani sepse mund t`ju garantoj që një nga detyrat e shpeshta mund të jetë që të bëni një filxhan çaji për shefin (ose nëse jeni aq pa fat që të jeni asistenti i një departamenti do të bëni çaj për të gjithë departamentin!) Por jo gjithçka është errësirë dhe dënim në fakt, ju mund të shijoni një pushim nga puna për pak minuta për të rifreskuar mendjen dhe të rimerrni energji ndërkohë që bëni pijet. Menaxherët ndërkohë që marrin një filxhan kafe, rrallë mund të marrin një minutë pushim në ditë për të rifreskuar mendjen dhe rifituar energjitë. Mësoni artin e një filxhani kafe ose çaji dhe ju do të vlerësoheni me siguri.

Më pak stres – Është menaxheri juaj që mban peshën e kompanisë mbi shpatulla, jo ju. Ju keni një punë specifike për të bërë dhe mund të fokusoheni vetëm në arritjen e detyrave tuaja, kështu duke ja lënë të gjithë stresin dhe shqetësimet atyre që janë në nivele më të larta. Puna e një asistenti konsiderohet gjerësisht si një punë me më pak stres, në fakt shqetësimi më i madh është të vraposh për të bërë çaj! Nëse një punë e lehtë në ditë është një filxhan çaj, atëherë aplikoni për një rol asistenti.

Më pak përgjegjësi – Ju gjithashtu keni më pak përgjegjësi sesa të tjerët me tituj specifik pune. Nëse jeni thjesht një asistent tek dikush me një rol specifik, atëherë detyra juaj është thjesht për të ndihmuar. Ju nuk do të jeni personi ndaj të cilit drejtohen në departament, për afatet që nuk janë realizuar ose për përfitimet që nuk po rriten. Ju bëni siç ju thuhet dhe kjo është mënyra më e mirë për të shmangur përgjegjësitë.

Më tepër mundësi për gabime – Një menaxher ka pak mundësi për gabime. Gabimi më i vogël mund të krijojë humbje të çështjeve që mund të dëmtojnë kompaninë, ose sigurinë e punës së punonjësit! Si një asistent ju keni shumë më tepër mundësi për gabime; asistentët janë rrallë “ekspert” në fushën në të cilën punojnë, ata thjesht mësojnë sesi ta realizojnë punën. Kështu në këtë mënyrë është e pritur dhe e pranueshme për asistentët për të bërë gabime.

Mësoni për çfarë keni nevojë – Një nga gjërat më të mira për të qenë një asistent është se ju mund të mësoni nga më të mirët, ndërkohë ju fitoni pagën dhe gjithashtu fitoni respekt në të njëjtën kohë! Kjo është diçka e pavlerësueshme. Kur ju të kaloni në një punë me më shumë autoritet, ju do të keni mësuar mënyrat e duhura dhe të gabuara të të bërit të gjërave dhe ju do të konsideroheni me “eksperiencë” brenda industrisë.

Nuk keni orare të vona – Si një asistent, ju do të jeni me fat që nuk do ta shikoni kurrë shefin tuaj duke u robëruar në tavolinën e tij pas shumë orësh. Pse? Sepse sapo ora 5 të vijë ju do të dilni jashtë zyrës aq shpejt sa një langua! Shefi është personi që merr pagën e lartë dhe kështu që ai është personi që duhet të jetë i pari në punë dhe i fundit që largohet. Asistentët e marrin lehtë, vijnë në kohë, largohen në kohë dhe me pasazh të shpejtë, askush nuk mund të ankohet ose të vejë në dyshim etikën tuaj të punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme