Bëjeni punën tuaj më emocionuese

Prishtinë | 02 Shk 2024 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Perspektiva është zgjidhja e mërzisë nga 9-5. Shkenca ka sygjerime për të ndryshuar perspektivën tuaj.

Të gjithë kanë dëshirë të kenë një karrierë e cila është argëtuese, emocionuese dhe përmbushëse. Si një shkencëtar i cili studion shprehitë njerëzore, unë besoj fuqishëm në inxhinierinë e stilit të jetesës, krijimin e një ambienti të punës i cili ju përmbush dhe i cili ju lejon të jetoni jetën që dëshironi. Përderisa mund të marrë vite për të krijuar ekuilibrin e duhur, ka gjëra të cilat mund t’i bëni për të përmirësuar ambientin e punës.

Së pari, duhet t’i bëni vetes dy pyetje:
– A po planifikoni të qëndroni në këtë punë mjaftueshëm gjatë për t’ia vlejtur përpjekjet?
– A jeni të gatshëm të përpiqeni që puna juaj të mos jetë vetëm një mënyrë për të fituar para?

Nëse u përgjigjët me po në të dyjat, atëherë këto metoda të mbështetura nga shkenca mund të ju ndihmojnë.

Menaxhoni rrjedhën

Në vitin 1990, studiuesi Mihaly Csikszentmihalyi publikoi një libër të quajtur ‘’Flow: The Investigation of Optimal Experience’’. Ai përshkruajti një gjendje të arritur nga njerëzit në çdo industri nga sporti në letërsi. Kur njerëzit performojnë më të mirën e tyre dhe janë tërësisht të angazhuar në aktivitetet e tyre, duket se po bëhet pa shumë mundime. Ata hyjnë në një gjendje të rrjedhshme dhe madje mund të humbasin gjurmët e kohës.

Për të hyrë në këtë gjendje, ju duhet të merrni pjesë në diçka jashtë zonës tuaj të shkathtësive. Duhet të jetë mjaftueshëm e vështirë që të rriteni ose përmirësoheni duke e përfunduar atë, por jo aq e vështirë përtej realizimit.

Një tjetër autor, Stephen Kotler, zbuloi se si hyrja në gjendje të rrjedhshme më shpejtë ka dërguar në hapa të mëdhenj në arritjet njerëzore. “The Rise of Superman: Decoding the Science of Ultimate Human Performance’’ përfshin shembuj se si njerëzit mësojnë gjërat dy herë më shpejtë.

Nxitni emocionet

Një ekip i studiuesve nga Emori University School of Medicine dhe Boyle College of Medicine zbuluan se qendrat e kënaqësisë në tru reagojnë në një shkallë më të ulët kur njerëzit presin shpërblime në intervale të vazhdueshme. Nëse shpërblimi është i paparashikueshëm, ato zona të njëjta reagojnë më fuqishëm. Këto quhen shpërblime të rastësishme.

Në punë, pyesni: Si mund të ofroni mundësi ose shpërblime të paparashikueshme ose të rastësishme? Mund të jetë aq e thjeshtë si të sillni ëmbëlsira ose të nxitni biseda kreative gjatë ‘’konflikteve’’ në hapësira të zakonshme.

Identifikoni faktorët motivues

Kur punoja në shitje, kisha një shef i cili ishte ‘’i pazakonshëm’’. Gjatë një cikli të shitjeve, ai u pajtua se nëse do të arrinim një qëllim specifik, ai do të ngjyroste flokët e tij të gjelbra. Mund të duket si gjë për të rinj, por i dha ekipit një grumbullim dhe e bëri punën më argëtuese. Duke pasur një qëllim përtej standardit na inspiroi të përpiqeshim shumë.

Çfarë lojëra mund të luani me kolegët tuaj? Çfarë sfida mund të ndërmerrni kundër tjerave zyra të korporatës të bazuara në qëllime, objektiva dhe interesa personale? Kush e di, ju mund ta bëni shefin tuaj të bëjë diçka të turpshme në këmbim të punës që do e bënit sidoqoftë.

Fitoni një perspektivë të re

Kur ishte hera e fundit që e ndryshuat hapësirën e punës në një karrige, hapësirë, zyrë ose kafiteri tjetër? Studimet kanë zbuluar se ndryshimi i lokacionit mund t’i ndihmojë një personi të mësojë më mirë. Nëse puna juaj kërkon të mbani në mend dhe të mësoni, ndryshoni ambientin tuaj.

Ngjashëm, pushimet janë kritike për njerëzit puna e të cilëve kërkon fokus të madh. Studiuesit nga Universiteti i Michigan studiuan një parim tani i njohur si teoria e rikthimit të vëmendjes. Ata studiuan se si të ecurit në dy vende të ndryshme, në një kopsht dhe në qendër të qytetit, ndikoi në aftësitë kognitive të të menduarit te studentët. Studiuesit krahasuan rezultatet e funksioneve kognitive të studentëve para dhe pas atyre ecjeve. Individët të cilët ecën në një kopsht treguan përmirësim domethënës, përderisa ata të cilët ecën në qytet nuk patën përmirësim.

Përdorni ‘’Teknikën Pomodoro’’

Disa projekte mund të duken pushtuese në fillim. Është e lehtë t’i vononi ato duke mbushur kohën tuaj me aktivitete të cilat duken më tërheqëse se përfundimi i punës tuaj.

Teknika Pomodoro, një zgjidhje e menaxhimit të kohës e shpikur nga Francesco Cirillo në vitin 1980 e bënte të mundur të fitonin më të mirën nga të dyja botët. Cirillo përdori një kohëmatës tradicional të kuzhinës për të ndarë kohën e tij në punë të fokusuar, seanca 25 minutëshe të pandërprera. Ai vazhdonte me pushime të kërkuara. Kjo metodë ndihmon në drejtimin e koncentrimit tuaj për të përfunduar detyrat përderisa ende bëni pushimet shumë të nevojshme.

Të ngjashme