Çfarë e bën të mirë një udhëheqës, sipas Justin Trudeau

Prishtinë | 29 Kor 2023 | 07:33 | Nga Ekonomia Online

Çfarë e bën të mirë një drejtues? Në një botë gjithnjë e më të polarizuar kjo është një pyetje e rëndësishme.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, kohët e fundit mbajti një fjalim në një ceremoni diplomimi në Universitetin Nju Jork, në të cilin ai përmendi vizionin e tij për aftësitë e udhëheqjes që ndihmojnë për ta bërë botën një vend më të mirë.

Jo gjithmonë duhet të kesh të drejtë

Këshilla e Trudeau është që ju nuk duhet të fitoni në çdo argument të mundshëm, njësoj si politika drejtuese e Trump.

“Një nga shumë diferencat midis Abraham Lincoln dhe Jefferson Davis ishte se Davis preferonte të fitonte një debat, ndërsa Lincoln fitonte luftën.

“Dhe pyetja është: a do të fitosh një argument apo do të ndryshosh botën?” pyeti ai të rinjtë e diplomuar.

Gjej terrenin e përbashkët

Trudeau tha se është e rëndësishme të dëgjoni të tjerët, sidomos ata që vijnë nga formime të ndryshme me eksperienca të ndryshme. Puna e një lideri është të gjej terrenin e përbashkët, jo të mbrojë vetëm tribunë e tij.

“Nuk do të krijojmë respekt reciprok, nëse e izolojmë veten brenda një fluske ideologjike, sociale dhe intelektuale.”

“Por që të ecim përpara, të vazhdojmë të lëvizim dhe të ecim përpara, ne duhet ta bëjmë këtë së bashku – të gjithë së bashku. Njerëzimi duhet të luftojë mentalitetin tonë fisnor. ”

Bashko njerëzit

Ai tha se bota ka nevojë për “drejtimin që i bashkon njerëzit.” Bashkë për një qëllim të vetëm.

“Kjo është antiteza e polarizimit, nacionalizmit agresiv, politikës së identitetit që është zhvilluar shumë kohët e fundit”.

“Lidershipi duhet të fokusohet në rritjen e shkallës së mundësive për çdo njeri,” tha ai.

“Sot, kjo do të thotë të siguroheni se fitimet e teknologjisë së re janë të përhapura në mënyrë të barabartë për të ndihmuar shoqërinë dhe për të ndërtuar një klasë të mesme të gjerë.

“Teknologjia duhet t’i shërbejë progresit njerëzor”

Trudeau e ka bërë mision të tij promovimin e diversitetit dhe përfshirjen. Në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2018, ai tha se fitimet nga Revolucioni i Katërt Industrial duhet të jenë në dispozicion të gjithëve dhe se është në dorën e liderëve për ta bërë këtë.

Ai gjithashtu ka folur në Davos lidhur me rëndësinë e barazisë gjinore, duke thënë gjatë Takimit Vjetor 2016 se ai ishte duke e rritur vajzën dhe djemtë e tij si feministë.

“Udhëheqja pozitive krijon një rreth të virtytshëm”, tha ai, duke shtuar: “Njerëzit kërkojnë një vizion pozitiv dhe gjithëpërfshirës për shoqërinë. Rezultati është kreativiteti që pasuron Kanadanë dhe botën”. (WeForum)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme