Cikli evolutiv i digjitalizimit financiar #Kriptovalutat

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 01:18 | Nga Arsim Ajeti

Një temë e kodifikuar dhe pothuajse e panjohur filloi të qarkullojë në fillim të viteve 1990-të në lëvizjen e ashtuquajtur”cypherpunk”. Të njohur si individualistë rebelues, haker-koduesit jokonformistë ndaj sistemit që përmes kodifikimeve kompjuterike mbërthejshin mesazhet e caktuara në rrjet, padyshim që iniciatorët dhe vetë origjina e idesë për Bitcoin-in mund të gjurmohen në lëvizjen e quajtur “CypherPunk”, e cila promovonte parimet e lirisë dhe anti-kulturës së vëzhgimit të “Vëllaut të madh”.

Motoja kryesore e lëvizjes mund të nxirret nga një citim epik në manifestin e vitit 1993: “Privatësia është e nevojshme për një shoqëri të hapur në epokën elektronike. Nuk mund të presim që qeveritë, korporatat, apo organizatat e tjera të mëdha të na japin privatësinë; atë duhet ta fitojmë vetë”.

Grupi i konsoliduar i “Cypherpunks” u themelua në San Francisko gjatë viteve të hershme 1990, pastaj u rrit në një grup “mainstream”, ku ngërtheheshin mbi 1000 anëtarë prominentë, duke filluar nga matematicientë dhe kriptografë të dalluar, ekspertë në lëmin e shkencave kompjuterike dhe ekonomike. Pas një kontributi të palodhur me vite të tëra, ideja dhe koncepti i tyre vjen në pah sidomos pas kolapsit të shitblerjeve të pronave-shtëpive në Amerikë, të njohur si “housing bubble”, me ç’rast ekonomia dhe tregjet financiare u tronditën nga fluska e krijuar nga tregjet bankare dhe spekulantët e tregut financiar, pasi ofrohej qasja në patundshmëri pa mbulesë të mirëfilltë financiare.

E tëra kjo shkaktoi humbje të paprecedentë financiare, neveri dhe dëshpërim tek elita e kompanive me renome botërore. Dhe këtu kemi fillet e para dhe (ngjizjen) e idesë dhe konceptit të Cyphepunk-ve, i cili prezantohet tek një rreth i ngushtë i elitës në “Silicon Valley” dhe fill pastaj tek “gurutë” me prominentë ekonomikë dhe financiarë, e deri tek njohësit e trendeve dhe CEO-t e kompanive të mëdha. Dhe si rezultat, në vitin 2009 (saktësisht më 29 janar 2009) lansohet në treg bitcoini i parë, nga Satoshi Nakamoto- (i cili në fakt besohet se është vetëm një pseudonim i përdorur nga pjesëtarët e Cypherpunks).

Lajmi i cili vinte si “një jehonë në mal” përmes brokerëve të stoqeve të New Yorkut dhe shkonte deri tek Japonia e largët (e cila vetëm se ka filluar të miratojë valutat kriptike-dixhitale). Qeveria e Japonisë, e cila sipas statistikave të fundit ekonomike është në fakt, ekonomia e tretë më e madhe globale, zyrtarisht po mbështet J-Coin, një monedhë dixhitale që do të bashkëjetojë (në harmoni shpresojmë të gjithë entuziastet e kripto-valutës) së bashku më Jenin për përdorimin e zakonshëm të planifikuar për fillimin në kohën e Olimpiadës në Japoni- Tokio me 2020).

Mësimet nga Dështimet Valutore: Të kthehemi pak në kohën kur pëshpëritej për një produkt digjital I cili prodhohet duke“gërmuar përmes kompjuterëve të avancuar me kartela grafike të modelit më të ri, Nvidia dhe Intel-inside të koduar dhe enkriptuar nga IT programerët më algoritme diçka si Njësia e enkriptuar Enigma, e përdorur nga Nazistët Gjerman gjatë luftës 2 botërore, por shumë ma e avancuar dhe praktikisht e pathyeshme, prandaj debati sot a është fluskë, a do të rritet vlera në përmasa supersonike apo do sillet rreth territorit në të cilën gjendet mund edhe të bëhet por asnjëherë nëse kriptovalutat janë reale, dhe praktikisht të pa-dekriptuara (në krahasim më monedhat ku me qindra mija raste të raportuar të monedhave të falsifikuara, tek euro kemi valuta vulnerable 2, 5, 50,200, që janë ndër më të targetuarat nga flasifikatorët global- kurse në anën tjetër raste të devalvimit të valutave monetare ka me bollëk, Shtetet si Argjentina, pothuajse shumica e vendeve Afrikane, Rusia, Venecuela, Hungaria, Turqia,Kina, Bullgaria, ish Jugosllavia, dhe Rumania ku pata rastin gjatë një vizite tek ish kolegu dhe miku im, Advokat dhe ish zyrtar në departamenti e drejtësisë në Bukuresht, Zt.Dumitrica, i cili më shpjegoi në detaje historikun dhe problemet valutore në Rumani, pasi kishte punuar me vite në raste të natyrës Hetimore Financiare-të falsifikimit dhe shperlarjes së parave një ndër problemet endemike të ish shteteve komuniste dhe jo vetëm, në fakt Rumania ka pësuar nje inflacion enorm që e perfshiu fill pas rënies së diktaturës komuniste dhe liderit Caushesku, gjatë viteve 90-ta, sidomos vitet 91-99 kanë qenë ndër më sfidueset për ekonominë dhe mirëqenien e popullit Rumun, ku inflacionin kombëtar prekte majën e ajsbergut me shifra zyrtare që silleshin deri 250%, dhe vetëm pas një dekade pati një rikonsolidimi të ngadalshëm të valutës Lei, e cila u rivlerësua me një normë prej 10,000 Lei ekuvalent për 1 Lei të ri, në shenime të monedhave në Polimer u prezantuan monedhat 1, 5, 10, 50, 100 dhe 500 lei- të bazuara në ato te monëdhave më të hershme 10,000, 50,000, 100,000, 500,000 dhe 1 milion Lei të cilat u zavendësuan duke sjell psikologjikisht fuqin blerëse të Lei-t në përputhje me ato të monedhave të tjera të mëdha Euro-perëndimore ( pasi Rumania ishte në proces të integrimit Europian), veprimi ishte një denominacion, qmimet kishin ndryshuar rrënjësisht, kurse valutës I kishte humbur fuqia blerëse dhe praktikisht kishte devalvuar vetveten, kjo në fakt ishte hap I domosdoshem për ringjalljen valutore, një histori e dhimbshme ku ende shihen pasojat ekonomike anemban nga vendet bregdetare dhe mjaft mbresëlënëse në Constanca e gjer tek kryeqyteti Bukureshti.
M-PESA, Pagesa Ideale; histori edhe më tronditëse ndodh në Kontinentin Afrikan, në Keni së pari ku populli ishte paralizuar nga devalvimi I monedhave nacionale dhe për një bukë apo gjësend elementar duhet të sillej një thes të mbushur me monedha në shitore ku për kusur shitësi ofronte ndonjë çamçakëz apo salsiçe, ma lehtë sesa tjetër thes me para të devalvuara!!,aty pastaj lindi nevoja për një rishqyrtim dhe zgjedhje financiare ose vendi shkonte drejt kolapsit ekonomik, aty fillojnë fillet e para të tendencës së evoluimit financiar ne Kontinentin Afrikan, ku edhe vjen hapi I parë nga kompania telefonisë mobile në bashkëpunim me bankat lokale del në pah Inovacioni I pa provuar më herët tanimë I njohur si M-Pesa, së pari I startuar nga operatori i rrjetit tele-mobil, Kenian Safaricom, pastaj së bashku me Gjigantin e telefonisë globale Vodafon në vitin 2007, M-Pesa shpejt kapi një pjesë të konsiderueshëm të tregut për transferta në para dhe u rrit në 17 milion abonent deri në dhjetor të vitit 2010 vetëm në Keni.
Rritja e efikasitetit dhe perdorimimit ne masë i detyroi institucionet bankare formale të merrnin parasysh ndërmarrjen e re, pasi një grup bankash besohet se lobuan në ministrin e financave të Kenisë për të audituar M-Pesa, kjo një përpjekje për të paktën ngadalësimin e rritjes së shërbimit dhe futjes së saj në treg. Ky tentim normalisht, dështoi pasi që, auditimi gjeti se shërbimi ishte i fuqishëm, I sigurt, dhe I pacenueshëm. Fill pastaj transaksionet përmes M-Pesa për 2 vitet e ardhshme pasuan rritje prej 30% apo folur në shifra mbi 2 Miliard dollar të transakcioneve të përdorura përmes M-Pesa .Por rast më të freskët dhe më bizar I hipeinflacionit dhe devalvimit monetar si dhe I fundit për nga zgjedhja ime për ilustrim është Zimbabveja ku në fakt është tejet e vështirë edhe të thuhet saktë hiperinflacioni i Zimbabves me shifra ekzakte, sepse qeveria e Zimbabvesë ndaloi paraqitjen e statistikave zyrtare të inflacionit. Zimbabve në vitin 2015 ka kaluar krejtësisht në përdorimin e dollarit amerikan pasi që hipeinflacion ka qenë shumë I lart për të prodhuar monedha nacionale që quheshin Zollar, por çka ndodh tash me rrëzimin e “presidentit të përjetshëm” dhe si ndikoi kjo në vlimin dhe rritjen e nevojës për Bitcoin tek tregu në Zimbabve duke e shikuar kriptovalutën si njësi të besueshme, të pa-cenueshme nga ndyshime politike dhe (veprimet ad hoc të diktatorit të rradhës), dhe shumë më me vlerë se sa dollarët e huaj apo zollarët vendor (në këtë periudhë kohore edhe kemi rritje enorme të Bitcoin-it ‘BTC’- ku si pasoj rritja e 1 BTC kap vlerën e 19.000 us dollar)- për shkak të kërkesës së lartë.

Kriptotrendi, dhe tendenca evolutive digjitale: Në thelb sistemi financiar monetar ka nevojë për reformë të thellë, pasi që trendi tregon se në fakt vetëm monedha i ka rezistuar revolucionit digjital që ka ndodhur në heshtje në botë në 25 vitet e fundit, me ardhjen e Internetit në jetën e përditshme, Globi ka ndërruar rrënjësisht, dominohemi nga smartphonët, tabletët, lap topët, Pc, Smart Tv e çka jo tjetër që është e sinkronizuar në digjitalizim, dhe inkorporuar me Wi-Fi qasje, dhe shumë lehtë mund të kuptojmë nga fakti se jemi duke jetuar në ekspansionin digjital kur kthehemi 1 vit prapa dhe kalimthi e analizojmë qështjen e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, i gjithë debati i nxehtë dhe lufta në mes kandidatëve Trump dhe Clinton ishte top tema e nxehtë- hakimi (apo rrjedhja e informatave??) i emaileve të Konventës Demokratike ku sipas pretendimeve ka ndodhur nga ana e hakerëve Rus në dobi të kandidatit Republikan (hetimet ende vazhdojnë…), pra tendenca se Ai i cili ka në dispozicion infomatat si dhe planet startegjike dhe informata digjitale gjithsesi se është në përparësi të konkurrencës, jo vetëm politik, ky skenar vlen edhe për Kompanitë më me renome botërore ku kujdes të veçantë i tregohet sigurisë dhe përditësimit të antivirusëve nga hakimi i anës konkurruese në pilot-produktet e ardhshme të kompanive në fjalë, tutje kemi edhe njeriun i cili ka dridhur në themel vet Qeverinë Amerikane, ish punonjësi i Njësisë së Sigurisë Kombëtare (N s a) në lidhje me zbulimin e aferave përgjuese Qeveritare, përmes pajisjeve digjitale e deri te përdorimi i virusëve kompjuterik ‘Stuxnet’ për kompromitim të kundërshtarëve të jashtëm (rasti i Iranit në qështjen e reaktorëve bërthamor) ish zyrtari E. Snowden tanimë nga azili i përkohshëm, kohë pas kohe bën intervistime dhe shpjegime pse dhe se si qështja digjitale është me aq rëndësi deri në atë masë sa që pothuajse çdo gjë vëzhgohet dhe të gjithë jemi nën vëzhgim (ndër të tjera së fundmi Snowden ka deklaruar se ndër kriptovalutat më të vlerësuara që kanë një ekip ekspertesh IT të softwerit më të avancuar në fakt është Zcash), prandaj e gjithë kjo vorbull që si pikënisje ka Internetin ka sjellë edhe nevojën, tendencën dhe hapsirën për zhvillimin e valutave digjitale apo siç po ceken rëndom kriptovalutat të cilat si kryetemë është Bitcoin, kurse kriptovalutat tjera gëzojnë më pak vëmendje, por që gjithsesi ofrojnë cilësi dhe mundësi të ndryshme. P.sh. Etheriumi ‘ETH” i cili për dallim nga Bitcoini “BTC” është i dizajnuar për transaksion me përmbajtje të “kontratave të zgjuara”, çka do të thotë kjo, kur X personi blen nga Y një gjësend në “blockchain” do të figuroj, për dallim nga Bitcoin që ceket vetëm emri i personit dhe shuma e transferuar tek blerësi ( Konkretisht: Aida i dërgon//transferon xxxx tek Blerta// Blerta pranon shumën e transferuar nga Aida// data e transaksionit // pranimi në wallet.

Në Kriptovalutën Etherium si shtesë në blockchain figuron edhe “kontrata e zgjuar” prandaj Etherium është një platformë tërësisht (sikurse BTC dhe BTC cash ) e decentralizuar që drejtohet me kontrata të zgjuara (smart contract), pa asnjë mundësi joproduktiviteti, censurimit, apo mashtrimit ose ndërhyrje të palës së tretë. Ky aplikacion drejtohet në një infrastrukturë digjitale (blockchain ) shumë të fuqishme, dhe që mund të transferojë vlerën e selektuar dhe të përfaqësojë pronësinë e gjësendit të blerë, për t’a thjeshtëzuar ekuivalente me marrëveshjet që bëhen sot nga palët tek noteri kur bëjmë blerje të gjësendeve me vlerë, banesa, vetura etj, prandaj Kriptovalutat ofrojnë një gamë të gjërë mundësish që personat i kanë në dispozicion dhe operojnë krejtësisht të pamvarur nga sistemi i centralizuar bankar dhe autoritet e bankave qendrore respektive, ku sistemi aktual përpos pagesave për transferim dhe ndonjëherë vonesave nuk sjellin gjë të dobishme për personat që mëtojnë të jenë të pavarur nga sistemi bankar, natyrisht, institucionet që dominojnë/kontrollojnë financat dhe tregun financiar kanë qenë rezistente ndaj ndryshimit (siç rëndom ndodhë në fillim të diçkaje “të panjohur“ si në rastin e cekur më lart, por ngadalë japin shenja të para për një pranim gradual të monedhës digjitale, prandaj është mëse e kuptueshme që institucionet financiare bankare nuk do rrin indiferent dhe padyshim se e nuhasin mirë konkurrencën kur ajo troket në Portën hyrëse, dhe jo rastësisht këtu hyn në “lojë” Xrp-Ripple. Por çka në të vërtet është ripple çka dhe kujt i shërben? Në fakt për dallim nga Bitcoin, Etheriumi, Zcash, Dash…etj Ripple”Xrp” është një kriptovalutë e centralizuar, me tregun e paracaktuar dhe që në mënyrën digjitale me blockchain specifik i cili nga vetë Ripple pretendohet te jetë shumë ma efikas se ai që përdoret nga kriptovalutat e tjera, në fakt Ripple lidh bankat ndërkombëtare me norma minimale për shkëmbimet digjitale të aseteve të korporatave nëpërmjet Xrp.Ripple, për të siguruar një përvojë të transaksionit pa probleme softverike, si dhe për të dërguar para në nivelin global me shpejtësi dhe pagesë minimale, sepse thjeshtë fare; bankat funksionojnë me Swift Kod ndërkombëtar kur çdo pagesë ndër-shtetërore është e koduar me SWIFT dhe varësisht nga shuma, çmim i një transaksioni varion nga 10 e deri 75 eu për transaksionit në varësi të shumës së transferuar, ku përveçse është i kushtueshëm, merr kohë deri tek aprovimi i plotë si pagesë bankare nga personi fizik tek institucioni gjegjës (më këtë rast nga përvoja personale e pagesave të semestrave të magjistraturës në Marketing, pagesa në degën e njërës nga bankat tona kushton më tepër se pagesa e njejt e bërë përmes E-bankingut personal, e po të njejtës bankë?!) ja edhe një arsyje më tepër që padyshim sistemi bankar ka nevojë për një “riformatim”, sidomos pasi Xrp.ripple ka pasur sukses në testimet iniciale qe pason me pranimin e institucioneve financiare ne Japoni dhe ka interesim te shtuar në vendet Aziatike për shkak te efikasitetit te produktit saj, konkretisht që kur filloi “luftën” me SWIFT Kodin dhe sistemin e trashëguar financiar, mëse 100 kompani kanë hyrë në rrjetin e saj dhe rritja e trendit të valutës digjitale Xrp.ripple ka bëre që të radhitet e treta (përkohësisht) menjëherë pas BTC dhe ETH në coinmarktecap.com, (sajti zyrtar I cili bën vlerësimin dhe renditjen e kriptovalutave duke llogaritur çmimin,sasinë dhe furnizimin e monedhave që qarkullojnë në treg) pasi Unicredit, Santander, American Express, Moneygram, kanë mbështetur Ripple, besohet së shpejti edhe tjerat bankat e mëdha në Azi dhe Europ do ta miratojnë dhe inkorporojnë Xrp ripple si pjesë e trendit global por edhe si një ofert shtesë për klientët e mëdhenj të cilët më njërin sy kanë kriptovalutat si Btc, Etherium, ku përveç fakti që janë të decentralizuara janë edhe të paracaktuar në sasi se sa do prodhohen ( BTC ka limitin e 21milion njesive) ashtu edhe programimi i mëtejmë i algoritmeve për kriptim të mëtutjeshëm do jetë I pamundur, ndërsa në anën tjetër definitivisht shumë nga kriptovaluta të cilat nuk do të gjejnë mbështetje dhe zbatim në tregun financiar do të avullohen prandaj duhet ti kushtohet kujdes të veçantë në të gjitha nivelet që nga gërmimi e deri te pranimi, ruajtja dhe përdorimi i tyre.

Prandaj për ta absorbuar sa ma leht tërë këtë evolucion digjital, ta bëjmë një paralelizim me kohën e ardhjes së Internetit dhe ndryshimeve në përditshmërisë së njerëzimit, në të njëjtën mënyrë se si me ardhjen e webit/internetit ndryshoi gradualisht industria telefonike e cila ishte skajshmërisht e monopolizuar (tanimë nga thirjet telefonike 1 Person ne 90% të rasteve mesatarisht pranon/bën thirrje vetëm përmes internetit me aplikacionet respektive si Viber, Whats up,Skype FALAS) duke vazhduar me shërbimet postare dhe letrat e dërguara me Postë ( nga hyrja e internetit në treg pothuajse 95% e letrave të shkruara, kontaktet dhe shkëmbimi I informatave bëhet ekskluzivisht përmes emaileve, platformave sociale, Facebook, Twiteer, Gmail, Yahoo.mail FALAS) Gazetat ditore dhe gazetaria e shkruar pati të njëjtin fat, kemi pasur rastin edhe me gazetaritë tona ditore, ku thjesht ndoqën trendin dhe ishin ndër të parat në Rajon dhe më gjerë, kur filluan ta aplikojnë edicionet ditore tërësisht online, edhe kriptovalutat kanë tendencën të ndryshojn monopolizimin e parave të mbështetura/prodhuara nga qeveritë globale dhe rregullimin e tregut përmes Bankava respektive qendrore në botë, mbase jo në at shkallë siq ka ndodhur me industrin telefonike, informative, sociale, por kjo vetëm se ka filluar pothuajse natyrshëm si një përmbyllje e sinkronizuar e evoluimit të përgjithshëm global që ka shenuar civilizimi njerëzor gjatë shekullit 21.

Për ta përmbyllur duhet të jemi të qartë se momentalisht në nivelin praktik, kripto valuta dhe tregtimi I tyre nuk është aq i thjeshtë për t’u përdorur- përkthimi i kripto-valutës në monedhën tradicionale (fiat) për përdorim jashtë sistemit të kripto-analogut është ende një proces i ndërlikuar, si dhe në anën tjetër çështja e futjes nën rregullimin shtetëror bën që luhatjet e fundit të jenë njëra ndër sfidat e fundit që kriptovaluta përballen, pasi me zyrtarizimin në tregun e rregulluar do të kthehet konfindenca për kriptovalutat, pasi që masa e gjerë do të ndihet rehat dhe më të sigurt pasi që rregullimi i kriptovalutave nënkupton edhe pranimin e tyre si valutë alternative digjitale.

Fenomeni dhe vlera e kripto-valutave, me kalimin e kohës me siguri se do të rritën, por shumica edhe do të bien, edhe ashtu njihen për tregun e tyre të paqëndrueshëm (volatile) ironikisht sa ma e luhatshme në treg aq ma atraktive për investitorët dhe masën, trendi i rritjes, investitorët mbajnë valutën, trendi i rënies investitorët e ri-shfrytëzojnë rënien për blerjen e produktit- termi i përdorur në këso raste bullish-long run) mbase edhe ca flluska do të shpërthejnë për shumë kriptovaluta që tanimë janë futur në treg, por teknologjia,kërkesa, tendenca, interesimi i jashtëzakonshëm, pragmatizmi i ofruar nga blockchaini si dhe pranimi në masë që kanë krijuar ato padyshim se do të jenë këtu për të qëndruar me ne gjatë viteve në vijim.

(Autori është konsulent i pavarur Marketingu, ish-zyrtar i Eulex-it, njohës dhe entuziast i kriptovalutave)

Falënderim i veçantë për kontributin në kolumne, z. Driton Shala, Ekspert i IT-së/ Konsulent, CEO i Cisco Networking Academy (CITECH Academy-Prishtinë)

***Kjo kolumne është shkruar enkas për Ekonomia Online, si një shkrim elaborues i trendit të digjitalizimit dhe kripto-valutave. Autori dhe Ekonomia Online nuk bëjnë sugjerim apo të kundërtën e blerjes se ndonjë kriptovalute. Çdo veprim, investim apo joinvestim, është tërësisht çështje individuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme