Cili është çelësi për të arritur ekuilibrin në jetë

Prishtinë | 30 Gus 2023 | 23:50 | Nga Ekonomia Online

Cili mendoni se është çelësi për të arritur ekuilibrin në jetë?

Më poshtë keni këshilla nga disa ndërmarrës të suksesshëm:

Antonella Argent, bashkëthemeluese e LYNQ – Si një mama dhe sipërmarrëse, ekuilibri është diçka të cilin përpiqem ta arrij çdo ditë. Çelësi i gjetjes së balancës në jetën time është ndarja e kohës kushtuar punës, familjes dhe vetes. Mendërisht është e vështirë të shkëputesh nga një biznes në rritje, kur kaq shumë sektorë të cilët kërkojnë vëmendjen tënde. Por për mua është e rëndësishme të shkëpus spinën, në mënyrë që të gjej kohë për familjen dhe veten.

Christine Yaged, bashkëthemeluese dhe shefe e Marketingut në “Launch Potato & FinanceBuzz” – Shmangni që të ndikoheni nga pritshmëritë e shoqërisë dhe përqendrohuni tek ajo çfarë doni, çfarë ju frymëzon dhe çfarë ju motivon për të arritur objektivat. Për mua (dhe veçanërisht për femrat sipërmarrëse), mendoj se ekuilibri mes jetës profesionale dhe jetës personale është një pengesë e madhe për t’u kapërcyer. Por çelësi qëndron në gjetjen e ekuilibrit që funksionon për ju dhe të pasurit e një sistemi mbështetje gjatë rrugëtimit të gjatë.

Amine Rahal, themelues i “IronMonk Solution” – Dëgjoni trupin tuaj, ky është çelësi. Nëse ndiheni të lodhur, të pamotivuar ose në depresion, bëni një pushim. Bëni diçka tjetër që nuk përfshin vënien e trurit në punë, si për shembull aktivitet fizik, ecje në natyrë ose thjesht edhe një dremitje apo dush…

Emmalyn Shaw, co-menaxhere në “Flourish Networks” – Ekuilibri nis në shtëpi. Një familje që ju mbështet është baza që të mund të krijoni një ekuilibër të qëndrueshëm mes punës, familjes dhe jetës personale dhe në të njëjtën kohë, të përmbushni nevojat dhe pritshmërive e të gjitha palëve.

Të ngjashme