Curriculum Vitae (CV) po bëhet e panevojshme

Prishtinë | 08 Gus 2022 | 07:10 | Nga Ekonomia Online

Sipas specialistëve të fushës Curriculum Vitae apo siç e njohim ndryshe CV do të zëvendësohet me të tjera mënyra.

Sipas Paul Wolfe, zëvendës-president i burimeve njerëzore në sajtin e punësimit Indeed, CV-ja është drejt zhdukjes. Sipas tij, ka mënyra të tjera përzgjedhjeje të cilat janë edhe më të efektshme, shkruan Ekonomia Online.

“Një CV është një mënyrë sipërfaqësore e të përshkruarit të vetes. Ajo në fakt është një mënyrë e keqe për të prezantuar aftësitë e një kandidati madje edhe duke e diskriminuar”.

Në fakt rekrutuesit nuk përzgjedhin CV-të më të mira, por profilet më të mira.

Sipas këtij eksperti rekrutimi, detaje të vogla si emri i personit, punëdhënësit e mëparshëm apo edhe adresa, janë diskriminuese. Shumë detaje të përshkruara në CV nuk janë të vërteta gjithashtu.

Sipas specialistit shumë shpejt punonjësit do rekrutohen në bazë të kompetencave që kanë. Punëdhënësit duan të kenë në staf talentet më të mirë dhe jo ata që kanë një pamje të bukur në një copë letër. Në pah duhet të vihen rezultatet apo projektet për të cilat kanë punuar.

Specialistët sigurojnë edhe ata që druhen nga testi i personalitetit. Sipas tyre “Nuk ka përgjigje strikte. Kandidatët duhet ta dinë se ata që i marrin në intervistë, janë atje për të kuptuar në cipin departament ti integrojnë. Të pretendosh se je një person tjetër është e tmerrshme. Testet e personalitetit shërbejnë kryesisht për të mbledhur informacione mbi mënyrën e të punuarit sa më mirë, por jo për t’iu hequr qafe.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme