Dhjetë pyetjet më të shpeshta në një intervistë pune

Prishtinë | 29 Gus 2023 | 07:11 | Nga Ekonomia Online

Shumë nga këto pyetje janë standarde dhe e kanë burimin nga CV-ja.

Krijoni një situatë sikur jeni në intervistë dhe përgjigjuni vetë.

Përgatitja për intervistë është e rëndësishme.

Këto janë dhjetë pyetjet më të shpeshta në një intervistë pune:
1. Cilat janë cilësitë e tua më të mira?
2. Po dobësitë?
3. Pse je i interesuar të punosh për kompaninë?
4. Ku e shikon veten 3-5 vjet nga tani nga pikëpamja profesionale?
5. Pse do të largohesh nga puna aktuale?
6. Pse nuk ka vazhdimësi punësimi prej datës… deri në…? (Kjo pyetje vjen në rastet kur ju keni hapësira kohore punësimi të paplotësuara)
7. Çfarë mendon se mund të ofrosh diçka që ju bën juve të veçantë?
8. Cilat janë tri gjëra që do të dëshiroje t’i përmirësoje?
9. E ke problem udhëtimin?
10. Thuaj disa arritje për të cilat ti ndihesh krenar.

Të ngjashme