Faleminderit që bëni punën tuaj!

Prishtinë | 08 Nën 2023 | 03:21 | Nga Ekonomia Online

Ata që janë në biznes kuptojnë dhe luajnë me rregullat e tregut. Por shpesh harrojnë dhe mund të fillojnë të nënvlerësojnë atë çka e bën kompaninë vitale.

Megjithatë, nëse punonjësit do të ndalonin së bëri atë që bëjnë, me siguri biznesi jonë nuk do të funksiononte.

Punonjësit, apo kolegët tanë janë një nga pjesët më vitale për një mirëfunksionim të kompanisë. Ajo çka duhet të bëjmë ne për të rritur të ardhurat e kompanisë është të inkurajojmë punonjësit të bëjnë atë çka ata dinë të bëjnë më mirë. Siç thonë shumë menaxherë të burimeve njerëzore “nuk ka mënyrë më të mirë për të qenë mirënjohës me të tjerët, sesa të jesh mirënjohës për atë çfarë ata janë”.

Ndoshta disa shefa shqetësohen se mirënjohja apo falënderimi i punonjësve mund të dekurojojë punonjësit për të punuar akoma më shumë. Por në fakt, mirënjohja mund të jetë një lidhje vitale që rrënjoset në një vend pune.

Kjo është ajo çka ne propozojmë në këtë kontekst. Çdo ditë duke filluar nga java që do të vijë, ju do të shprehni vlerësimin tuaj ndaj një kolegu apo punonjësi për diçka që ai/ajo bën në mënyrë rutinë, por që ndihmon biznesin tuaj të shkojë mirë. Kjo mund të bëhet me anë të një e-maili, me telefon, apo akoma më mirë duke e takuar personalisht. Tregohuni të qartë. Për shembull, ju mund të thoni “jam i befasuar se si e ke kompozuar këtë teori apo tezë investimesh”.

Ndërsa një tjetri mund t’i thoni: “çdo ditë kam vënë re se sa i kujdesshëm jeni ndaj veprimtarisë, kjo ndihmon në rritjen e investimeve në kompani, ju faleminderit!”.

Që ky vlerësim të jetë më efektiv, përveç falënderimit, theksoni dhe punën që ata bëjnë çdo ditë. Në lidhje më këto këshilla mund t’ju japim dhe një opinion të fundit “ata që fokusohen vetëm në arritjen e shumë e më shumë përfitimeve, përfundojnë duke pasur më pak; ata që u janë mirënjohës punonjësve për atë që ata bëjnë sot mund të befasohen nga rritjet në përfitime të kompanisë në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme