Fleksibiliteti mund të dëmtojë produktivitetin tuaj

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 00:10 | Nga Ekonomia Online

Por menaxherët dhe punonjësit mund të punojnë së bashku për t’i bërë rutinat më efikase, zbulon një studim i ri.

Nëse e shihni se ju gjithmonë përfundoni detyrat më së shpejti ose keni tendenca të gruponi aktivitete të ngjajshme, ju mund të jeni duke dëmtuar produktivitetin tuaj, zbuloi një studim i fundit.

Për këtë studim, studiuesit nga Shkolla e Biznesit në Harvard, Universiteti i Teksasit në San Antonio dhe UNC Shkolla e Biznesit Kenan-Flagler kontrolloi 2.4 milion diagnoza radiologjike të lëshuara nga doktorët. Ata zbuluan se përderisa doktorët fitonin më shumë përvojë, ata kishin më shumë gjasa t’i bënin gjërat në mënyrën e tyre, por ai devijim nga norma në fakt e bënte rrjedhën e tyre të punës më pak efikase.

Studiuesit identifikuan se doktorët në studim devijuan nga programimi i përshkruar më shumë se 42 përqind të kohës, dhe shpesh bënin detyrat e njëjta së bashku, si p.sh kontrollimin e x-rrezeve. Ata gjithashtu zbuluan se kur doktorët krijonin orarin e tyre, çdo detyrë merrte 13 përqind më gjatë për t’a përfunduar atë në krahasim me një detyrë të caktuar.

Pra me këtë në mendje, çfarë mund të bëjnë menaxherët për të siguruar produktivitet më të lartë në vendin e punës?

Studiuesit rekomandojnë mësimin e punonjësve për shpenzimet e lidhura me ndryshimin e një rutine, por gjithashtu të flisni me ta dhe t’u tregoni se çfarë mjete u nevojiten për të përfunduar detyrat e caktuara me radhë në mënyrë më efikase.

‘’Menaxherët mund të bashkëpunojnë me punonjësit për të përmirësuar strategjitë e tyre të programimit’’, shkruajtën studiuesit. ‘’Punonjësit mund të identifikojnë kur devijojnë nga detyrat e caktuara dhe pse ata besojnë se përmirëson performancën. Identifikimi i devijimeve produktive mund të ndihmojë produktivitetin individual dhe ndoshta të rezultojë në ndryshime të dobishme në programimet e rekomanduara të organizatës’’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme