Karriera e suksesshme dhe stabiliteti në punë

Prishtinë | 14 Dhj 2023 | 05:16 | Nga Sherife Kçiku-Vishaj

Që të kemi suksesin e dëshiruar në karrierë padyshim se duhet ta orientojmë vetën dhe të kemi një plan se ku do të arrijmë.

Ndërsa, si hap i parë që duhet ndërmarr është se në cilën kompani apo institucion të angazhoheni e që përket me profesionin për të cilin jemi përcaktuar. Kur e them përcaktimin e kompanisë/institucionit mendoj që duhet shikuar me syrin kritik se a është vendi i duhur ku mund të filloi karrierën. Një element tjetër thelbësor në këtë drejtim kur jemi tek fillimi i karrierës është që asnjëherë të mos përzgjidhet vendi i punës ku paga të shtyn marrjen e vendimit.

Rëndësia e marrjes së përgjegjësive

Nëse është filluar mbarë bazuar në këta faktor rëndësi të veçantë duhet kushtuar stabilitetin brenda kompanisë, duke pretenduar marrjen e përgjegjësive në punë ngase kështu vjen edhe deri tek shpalosja e njohurive tuaja dhe si rezultat i kësaj ngritja në pozitë.

Përpilimi i planit personal

Personalisht kur jam përcaktuar që karriera ime do të vazhdoj në fushën e Marrëdhënieve me Publikun, kam bërë një plan se ku janë mundësitë që të filloj në këtë fushë. Fillimisht jam angazhuar me një punë provuese për periudhë tre mujore duke mos e menduar anën financiare në një nga institucionet e Kosovës. Angazhimin tim e vazhdova në një pozitë asistenti në zyrën e informimit për tu bërë më vonë përsoni përgjegjës i zyrës. Pas një përiudhe 5-vjeçare kur konsiderova që kam arrit kombinacionin e marrjes së njohurive nga institucioni ku isha, vendosa që ta sfidoja vetën në këtë fushë e gjitha më qëllimin për ngritjen e kapaciteteve të mija.

Sfidimi i vetvetes

Hapi tjetër e njëkohësisht edhe vendimi se ku duhet vazhduar karrierën ishte kalimi në sektorin privat, sepse sipas planifikimit më duhej të sfidohesha me kompani të ndryshme dhe sipas planit tim kjo ishte mënyra se si mund të ngritëm në këtë fushë. Ashtu edhe ndodhi, ballafaqimi me projekte të ndryshme më bëri që të sfidohem e kjo të shndërrohet në eksperiencë. Por, që të arrihet një karrierë e kënaqshme duhet edhe ta mendojmë stabilitetin në kompani. Mendimi im personal në këtë drejtim është se për të thënë që keni arritur stabilitet në punë duhet të paktën të kaloj një dekadë. Kur i ofrohemi 10 vjetorit në një kompani mund të konsiderojmë që kemi bërë arritje. Unë tanimë kam arrit ta përjetoj këtë ndjenjë dhe konsideroj që është fat i madh të festosh një dekadë në një institucion. Konsideroj që fati është i dyanshëm për ju dhe për kompaninë apo institucionin.

Shpërndarja e njohurive

Tani pika e radhës që po synoj të vazhdoj sipas planit të bërë është shpërndarja e njohurive tek të tjerët në fushën e PR-it bazuar në eksperiencën time konkrete. Vetëm kështu do të jem e kompletuar në këtë fushë. Këtë po e bazoj në atë se fusha e PR-it mund të themi që është e re në Kosovë dhe se krijimi i kuadrove të reja është sukses personal dhe i kompanisë ku jam e angazhuar në veçanti.

(Autorja është menaxhere e Marrëdhënieve me Publikun)

Të ngjashme