Katër këshilla nga Jeff Bezos për ata që dëshirojnë të hapin një biznes

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 07:22 | Nga Ekonomia Online

Shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, për të gjithë ata që duan të hapin një biznes jep katër këshilla të rëndësishme.

Qëndroni të përkushtuar për të kënaqur klientët, bëjeni punën tuaj me pasion, ndërmerrni rreziqe dhe dështoni, janë këshillat e Bezos.

Ai dha një mesazh për të gjithë ata që duan të hapin një biznes – qëndroni gati të ndërmerrni rreziqe dhe të dështoni. Themeluesi i Amazon e dha këtë mesazh pasi u pyet se çfarë këshillash do t’u jepte të gjithë atyre që synojnë të hapin një biznes.

“Rrezikoni, duhet të jeni të gatshëm të rrezikoni, nëse keni një ide ndërmarrëse pa rreziqe, me siguri është realizuar nga dikush tjetër. Duhet të keni diçka që mund të mos funksionojë, do të jetë, në shumë aspekte, një eksperiment. Shumë prej këtyre eksperimenteve do të dështojnë, por dështimet e mëdha janë një pjesë e nevojshme e rrugëtimit drejt suksesit”, tha ai.

Bezos thotë se duhet të flasim për dështime.

“Ndërmarrim gjithnjë rreziqe, flasim për dështime. Kemi nevojë për dështime të mëdha, për të lëvizur shigjetën e peshores. Duhet të tronditeni fort dhe të dështoni. Kjo është rruga e duhur”, pohoi Bezos.

Ai e krijoi Amazon në vitin 1995 me vetëm 10 punëtorë. Që prej asaj kohe e ka shndërruar kompaninë në një prej më të vlefshme në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme