Keni menduar të ndryshoni karrierë, këto janë 5 pengesat

Prishtinë | 04 Gus 2023 | 01:08 | Nga Ekonomia Online

Më poshtë do të lexoni 5 prej pengesave kryesore të cilat nuk ju lënë që të avanconi në karrierën tuaj, dhe mbi të gjitha ta ndryshoni atë:

S’përqendroheni në pikat tuaja të dobëta – Nëse doni të ndryshoni karrierë përveç pikave tuaja të forta ju duhet që të përqendroheni edhe në pikat tuaja të dobëta dhe t’i ktheni ato në pika të forta. Vetëm në këtë mënyrë ju do të jeni të pajisur mjaft mirë për të përballuar çdo sfidë me të cilën do të përballeni në rast se vendosni të ndryshoni karrierë.

Nuk dini se çfarë kërkoni – Të doni të ndryshoni karrierë por të mos dini se çfarë kërkoni është një prej pengesave më të mëdha me të cilat ju do të përballeni.

Mungesa e informacionit – Pjesa më e madhe e atyre që duan të ndryshojnë karrierën e tyre nuk kanë informacionin mbi të gjitha profesionet që mund të ekzistojnë, prandaj përpara se të vendosni të ndryshoni karrierë ju duhet të bëni të gjitha kërkimet e duhura në mënyrë të tillë që të bëni zgjedhjen e duhur.

Ju mungojnë paratë – Ky është një prej problemeve më të rëndësishme. Përpara së të merrni vendimin për të ndryshuar karrierën tuaj, ju duhet të keni mjaftueshëm kursime, nuk duhet të keni borxhe. E thënë me fjalë të tjera, ju duhet të jeni në pozita të forta financiare për të bërë këtë ndryshim kaq të rëndësishëm.

Trauma të së kaluarës – Problemet e ndryshme që ju mund të keni kaluar në punën tuaj të mëparshme kanë një ndikim shumë të lartë në të gjithë ecurinë tuaj të mëtejshme profesionale, sidomos nëse nuk diskutohen dhe nuk i jepet një zgjidhje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme