Kërkohet një menaxher i besueshëm, transparent e me humor…

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Sipërmarrësit, pronarët, menaxherët e mëdhenj gjithmonë kanë nevojë për të deleguar detyra dhe përgjegjësi, pasi jo çdo gjë mund ta bëjnë vetë. Por kjo është ndoshta një nga detyrat më të vështira.

Kjo nuk mund të meritohet thjesht se ai apo ajo është gjithmonë dakord me të.

Më poshtë janë disa këshilla se çfarë të kërkoni tek menaxherët e besueshëm:

Ata bëjnë atë që thonë se do të bëjnë

Jo gjithmonë mes qëndrimit dhe sjelljes ka një korrelacion të qëndrueshëm. Përputhja e mendimeve, fjalëve dhe veprimeve gjithashtu i bën liderët më të besueshëm.

Janë transparentë në vendimmarrje

Drejtuesit e besueshëm kanë aftësinë të na bëjmë të ndihemi se po punojmë krah për krah tyre. Kur ata ndajnë procesin e tyre të vendimmarrjes, në mënyrë që të kuptojmë arsyetimin e tyre në çdo hap, ne u besojmë atyre. Dhe ne shpesh mësojmë diçka gjatë këtij procesi.

Kanë sens humori

Një ndër karakteristikat më të rëndësishme të një personi të realizuar është sensi i humorit.

Këta njerëz kanë urtësinë për të ditur se si të qeshin me natyrën dhe rrethanat njerëzore pa qenë mizorë për të.

Dëgjojnë

Ata dinë ta vënë veten në vendin e të tjerëve. Ata janë të hapur ndaj lavdërimeve dhe kritikave dhe kërkojnë të gjejnë të vërtetën te kritikat. Liderët e besueshëm vlerësojnë këndvështrimet alternative dhe e mirëpresin ndihmën e të tjerëve në procesin e vendimmarrjes.

Veprojnë në interes të grupit

Liderët më të besueshëm janë ata që heqin dorë nga përfitimet personale për t’u shërbyer interesave të grupit.

Kanë vetëdije dhe besim te vetja.

Të ngjashme