Kërkoi ngritje në detyrë, por mori një “mësim”

Prishtinë | 14 Kor 2023 | 00:30 | Nga Ekonomia Online

Elon Musk i dha asistentes së tij një provë 2-javore kur ajo i kërkoi një ngritje të lartë në detyrë, por ajo që i ndodhi asaj është një mësim i rëndësishëm për karrierën e gjithësecilit.

Në librin e tij të vitit 2015, “Elon Musk: Tesla, SpaceX, dhe kërkimi për një të ardhme fantastike“, Ashlee Vance ndan historinë se si Musk ndaloi të punonte me asistenten e tij të vjetër ekzekutive në fillim të vitit 2014.

Sipas Vance, asistentja Mary Beth Brown i kërkoi Musk-ut një rritje të konsiderueshme pasi kishte punuar me të për 12 vjet. Në përgjigje, Musk i tha Brown-it të merrte dy javë lejë, gjatë së cilës ai do të merrte përgjegjësitë e saj dhe do të shikonte nëse e meritonte ngritjen në detyrë apo jo?

Kur Brown u kthye, Musk i tha asaj se nuk kishte më nevojë për të.

Musk gjithashtu i tha Vance se ai i ofroi Brown një pozicion tjetër në kompani, por ajo nuk u kthye kurrë në zyrë pas kësaj.

Ky shembull është shumë ekstrem, por është një mësim i fortë për të kuptuar se për çfarë jeni të vlefshëm në organizatën tuaj.

Business Insider ka folur me Lynn Taylor, një eksperte kombëtare dhe autorja e “Tame Your Terrible Office Tyrant: Hoë to Manage Childish Boss Behavior and Thrive in Your Job”. Ajo ndau disa strategji për të vlerësuar vlerën tuaj – përpara se dikush tjetër ta bëjë atë për ju – dhe sesi të rrisni vlerën tuaj.

Së pari, tha Taylor, ju duhet të bëni një “auditim” të përgjegjësive tuaja. Merrni 15 minuta një ditë për të menduar në lidhje me atë që saktësisht bëni.

“A mundet që një person i përkohshëm të bëjë atë që ju jeni duke bërë dhe rezulton që ta mbajë shefin tuaj të lumtur me punën e tij?” tha Taylor. Nëse përgjigja është po, ose ndoshta, ju duhet të rrisni lojën tuaj.

Mbi të gjitha, tha Taylor, “ju duhet të bëni që shefi juaj të ketë nevojë për ju – jo vetëm që t’ju ketë në bord.” Pra, mendoni se çfarë e bën të suksesshëm shefin tuaj dhe gjeni mënyrën sesi të lidheni me të, tha ajo.

Disa njerëz e quajnë atë “menaxhim” – është mënyra për të kuptuar se si ju mund të ndihmoni shefin tuaj të duket mirë para shefit të tij.

Një taktikë është që të shmangni dyshimin e shefit tuaj nëse jeni duke i shtuar apo jo vlerë të mjaftueshme organizatës. Ju as nuk duhet të prisni për rishikimin tuaj të ardhshëm të performancës, tha Taylor.

Ndërsa po diskutoni për ndonjë projekt, mund t’i thoni: “E di që keni shumë punë për të bërë, por nëse ka ndonjë gjë që mund t’iu ndihmoj për t’iu lehtësuar dhe juve punë do ishte kënaqësi ta realizoja.”

Ejani të përgatitur me shembuj specifik se si mund të ndihmoni. Për shembull, le të themi që e dini që shefi juaj ka punuar në një projekt të vështirë dhe se keni një eksperiencë të fortë kërkimore nga puna juaj e kaluar që mund të jetë një pasuri për këtë projekt.

Në fund të fundit ju doni të bëheni pjesë integrale e suksesit të shefit tuaj dhe kompanisë. Çfarë ndodh pas kësaj është jashtë kontrollit tuaj.

“Askush nuk është i domosdoshëm,” tha Taylor. “Ka të bëjë me faktin se deri në çfarë niveli jeni i vështirë për t’u zëvendësuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme