Këshilla si të mos stresoheni në punë gjatë sezonit të festave

Prishtinë | 28 Tet 2023 | 22:12 | Nga Ekonomia Online

Ndoshta mund të keni një ditë pune të ngarkuar, të lodhshme dhe të vështirë. Pikërisht këto ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore, apo në ndryshimet që mund t’ju karakterizojnë, apo edhe në produktivitetin tuaj.

Shtojuni fetave tuaja shkëmbimin e dhuratave dhe argëtimin. Është shumë i rëndësishëm për një ambient të ngrohtë në prag festash. Në këtë artikull do të lexoni disa këshilla se si të jeni më pak të stresuar në punë në këtë sezon festash.

Gjeni rrjedhën tuaj

Idetë tuaja janë të përsosura, koha po fluturon dhe jeni plotësisht të zhytur në punë. Largohuni nga puna për disa minuta. Bëni një shëtitje dhe dëgjoni me kufje muzikën tuaj të preferuar, apo meloditë më të bukura të këtyre festive. Kjo mund t’ju bëjë juve më stimulus si natyrë.

Bëj një planifikim të vakteve ditore

Ndonjëherë mund të ushqeheni edhe në orarin e punës, por kur jeni të ngarkuar dhe të stresuar ju mund të mos e shijoni këtë. Në fakt është e rëndësishme që të ushqeheni edhe kur jeni në punë, por më me shumë rëndësi është që të shmagni sheqernat. Ju mund të konsumoni ushqime të shëndetshme që merrni nga shtëpia, ose të frekuentoni restorantet që servirin gatime të shëndetshme.

Mundohuni të bëni pak pushime të shkurtra

Është mirë që herë pas here të shkëputeni nga ekrani i laptopit tuaj. Bëni një pushim mendor disa minutësh, pasi kjo do t’ju japë më shumë mundësi të përqëndroheni në një moment të dytë. Këtë mini pushim mund ta shfrytëzoni për t’i hedhur pak ujë lules që mund të keni në zyrë, të mendoni për diçka të bukur apo edhe të shikoni një video të këndshme në monitorin tuaj të dytë.

Bëni ndonjë shëtitje

Shpesh secili ka nevojë për një shëtitje për t’u larguar nga monotonia e përditshme apo stresi i tepërt i punës. Shpesh kompanitë ofrojnë udhëtime për stafin e tyre dhe ju duhet të përfitoni nga kjo. Bëjeni atë udhëtim. Kjo do ju ndihmojë të pushoni dhe pse jo, të njihni kolegët tuaj jashtë zyrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme