Konfirmohet dallimi në paga meshkuj-femra

Prishtinë | 03 Dhj 2023 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Studiuesit kontrolluan të dhënat nga Censusi për të zbuluar disa mospërputhje madhore.

Në Shtetet e Bashkuara, gruaja mesatare punonjëse fiton 79 për qind të asaj që një mashkull mesatar fiton. Mendojeni në këtë mënyrë: Gratë pranojnë 4 dollarë për çdo 5 dollarë që mashkulli fiton.

Kur ekzaminoni statistikat e pagesave për gratë me ngjyrë, ajo hapësirë zgjerohet edhe më shumë. Gratë me ngjyrë fitojnë 60 cent të dollarit dhe Latinet paguhen vetëm 55 cent të dollarit.

Katër studiues nga Harvard, Wellesley, Boston College dhe Norway Insitute for Social Research zbuluan të dhënat e Census Bureau nga viti 1995 në vitin 2008 dhe zbuluan se mashkulli mesatar i arsimuar në moshën 40 vjeçare fiton 55 përqind më shumë se femra mesatare në të njëjtën moshë.

Studiuesit zbuluan se kur meshkujt dhe femrat punojnë në të njëjtën kompani, meshkujt fitojnë rritje të pagës më herët. Dhe kur ata ndryshojnë punët, përderisa kalojnë vitet meshkujt kalojnë në pozita më të paguara më shpesh se gratë.

Ata gjithashtu identifikuan se përderisa meshkujt dhe femrat e martuara ndryshojnë punët në pothuajse të njëjtën përqindje, karriera e mashkullit të martuar ka tendenca të rezultojë në paga më të mëdha se femrat. Përveç këtyre, rolet e punëve të dominuara nga gratë kanë tendenca të fillojnë me paga më të ulëta se ato të dominuara nga meshkujt, dhe kjo ndikon në rritjen e pagës gjatë kohës.

Për ata të cilët kanë të përfunduar vetëm shkollën e mesme, studiuesit zbuluan përderisa mosha e tyre kalon, hapësira e pagës zgjerohet. Mirëpo, mospërputhja më domethënëse ndodh gjatë pesë viteve të para pas shkollës, në të cilën pikë hapësira është 30 përqind.

Edhe pse meshkujt e arsimuar fitojnë më shumë se gratë me diplomë universitare, më shumë gra ndjekin institute të arsimimit më të lartë. Më shumë gra diplomuan nga universiteti se meshkujt për të parën herë në vitin 2015, 30.2 përqind e grave krahasuar me 29.9 përqind të meshkujve, sipas të dhënave nga Census.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme