Konsiderojeni shefin si “klient”

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Shpesh herë në jetën tonë profesionale na lindin pyetje të tilla si:

Cila duhet të jetë gjuha e komunikimit tonë në mjedisin e punës me klientët, shefin apo dhe kolegët tanë?

Shumë e thjeshtë! Përgjigja jonë përsa i përket kësaj pyetjeje është “NJËSOJ”. Edhe në qoftë se jeni duke komunikuar me asistentin apo menaxherin tuaj, ju duhet të përdorni të njëjtat standarde komunikimi dhe profesionalitet siç përdorni kur flisni me klientët tuaj, pavarësisht audiencës.

Trajtimi i shefit apo kolegëve tuaj në të njëjtën mënyrë si të ishin klientët tuaj, përmbush dy gjëra thelbësore:

  • I tregon kolegëve tuaj që ju i respektoni ata me të njëjtin nivel përkujdesjeje dhe përkushtimi si personat e tjerë të rëndësishëm në kompani.
  • Kjo gjë ju praktikon ju për punën reale, atë të komunikimit me klientët.

Disa nga rregullat që funksionojnë në disa kompani janë: Trajtimi i zëvendëspresidentit të firmës, drejtorëve dhe menaxherëve si të ishin klientët tuaj. Kur ju drejtoni një pyetje, duhet të siguroheni që të jetë një pyetje e zgjuar. Kur bëni një prezantim apo analizë, shpenzoni disa minuta përpara për të menduar rreth mesazhit kryesor që doni të përcillni dhe shpjegojeni atë me hollësi.

Në qoftë se, jeni gjithmonë aktivë në këtë aspekt, ju do t’i tregoni të gjithëve që jeni i zgjuar, i aftë dhe kompetent, ju do të shihni që supervizorët tuaj do të jenë të gatshëm t’ju vendosin ju para klientëve. Ju do të zbuloni se nëse motoja/moda juaj është “motoja/moda e klientëve” ju do të performoni natyrshëm me kalimin e kohës në një nivel më të lartë komunikimi.

Si përfundim, këshilla që mund t’ju japim është: Mesazhi që ju komunikoni, apo mënyra se si ju ndërveproni me njerëzit duhet të jetë standarde dhe pa marrë parasysh statusin apo titullin e tyre. Kjo përqasje do t’ju japë mundësinë për të praktikuar dhe përmirësuar aftëstitë tuaja interpersonale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme