Kur ju pyesin pse u larguat nga puna juaj e fundit?

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Nëse nuk ju kanë pyetur asnjëherë “përse jeni larguar nga puna juaj e fundit” ose ndonjë pyetje të ngjashme, atëherë do të thotë që nuk keni pasur shumë intervista pune. Kjo është një nga ato pyetjet që ju bën të fshiheni nën tavolinë. Kjo pyetje nuk është një lojë mendje, dhe me pak përgatitje ju mund t`ja dilni mbanë kësaj pyetje pa probleme.

Përse bëhet kjo pyetja?

Edhe pse kjo pyetje mund t`ju bëjë të trembeni, fatmirësisht kjo pyetje nuk është një lloj loje e pazakontë mendje. Mendoni për këtë logjikisht, sepse ka një arsye të mirë pse bëhet kjo pyetje. Çdo punëdhënës potencial do të ishte i interesuar të dinte arsyet se përse u larguat nga puna juaj e vjetër që të kuptojë arsyet që mund t`ju bëjnë të largoheni nga puna juaj e tanishme.

U larguat vullnetarisht – në qoftë se ju kanë hequr nga puna, atëhere intervistuesi juaj do të dojë se përse ka ndodhur kjo gjë. A ishte kjo për shkak të performancës tuaj, veprimeve tuaja në vendin e punës apo thjesht ishit bërë të tepërt.
A u larguat me marrëdhënie të mira – Nëse keni ende marrëdhënie të mira me shefin tuaj të mëparshëm, për shembull në qoftë se ju kanë dhënë një referencë të mirë, atëherë kjo do të thotë se keni qenë një punëtor i mirë.
Cilat janë vlerat tuaja në punë – Arsyeja përse jeni larguar nga një kompani mund të tregojë shumë për ju. Është në rregull në qoftë se largoheni sepse ndiheni të pavlerësuar. Megjithatë, duhet ta shpreni këtë gjë në mënyrën e duhur sepse ndryshe do të dukeni si një person i cili do të lërë punën sapo të mos e pëlqejë më. Dhe ne të gjithë nuk e pëlqejmë punën tonë ndonjëherë.

Pasi t’i keni të qarta këto gjëra atëherë mund të kenë një ide më të mirë për ju, nëse keni gjasa që t’i përkushtoheni kompanisë, nëse do jeni një punonjës i mundimshëm apo një person i cili thjesht do largohet nëse dikush e kritikon.

Si t’i përgjigjeni pyetjes…

Ka dy variante kryesore se si t’i përgjigjeni kësaj pyetje. Në fillim është kandidati i cili është i punësuar aktualisht dhe i dyti është dikush që është larguar nga pozicioni i mëparshëm. Për fat të mirë në të dy situatat përgjigjet që do merrni mund t’i përshtasni me çdo kompani. Ajo që është e rëndësishme për të dy situatat është se duhet gjithmonë të flisni pozitivisht për punën dhe shefin tuaj të mëparshëm.

Aktualisht i punësuar

Nëse jeni aktualisht të punësuar atëherë do ju trajtojnë më mirë se të papunët. Intervistuesi dëshiron të gjejë arsyen se përse dëshironi të largoheni nga puna juaj e tanishme. Është e rekomanduar që gjithmonë të thoni se jeni duke kërkuar për një mundësi më të mirë. Mundohuni të vini në dukje se puna e re ishte aq tërheqëse sa ju thjesht nuk mund ta hidhnit poshtë ofertën. Por mos e ekzagjeroni shumë sepse ata do të kuptojnë që jeni duke gënjyer. Pra, përgjigjja juaj duhet të shpjegojë se sa të mirë jeni në punën tuaj të tanishme, dhe se sa më e mirë është puna e re.

Personat që janë pa punë

Për fat të keq njerëzit që janë të papunë kanë tendencë të jenë më pak të favorizuar, edhe pse mund të ketë arsye legjitime për papunësinë e këtyre personave si zvogëlimi i numrit të punonjësve. Vetëm mos harroni të qëndroni pozitiv dhe të mos i shkoni shumë në thellësi arsyes se përse ju pushuan nga puna.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme