Kur ju rrisin në detyrë, por paga mbetet e njëjtë

Prishtinë | 19 Kor 2023 | 06:55 | Nga Ekonomia Online

Ju kanë promovuar në detyrë, por nuk jua kanë rritur edhe pagën. Kjo është mjaft e zakonshme në ditët e sotme. Si të reagoni?

  1. Përcaktoni një afat. Nëse punoni në një kompani ku gjendja financiare nuk është dhe aq e mirë, është e natyrshme që ngritjet në detyrë të mos shoqërohen me rritje page. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta shmangni këtë bisedë. Përgjigjja e shefit tuaj mund të jetë një shtysë më shumë për të kërkuar një punë tjetër”.
  2. Negocioni për përfitime të tjera. Ndoshta nuk ka një buxhet për rritje page, por ju mund të pyesni nëse ekziston një i tillë për trajnime online apo për të udhëtuar për të marrë pjesë në konferenca në vende të tjera.
  3. Filloni të kërkoni një punë tjetër. Ju mund ta shihni promovimin në detyrë si një mënyrë për t’ju përgatitur për një “punë që mund të dukej e paarritshme” në një moment të caktuar, por tani është në linjë me rrugëtimin tuaj profesional.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme