Vrasësi i heshtur i karrierës suaj

Prishtinë | 30 Qer 2023 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

A bëni dhe ju pjesë në grupin e njerëzve që i ka përfshirë mania për të fituar gjithnjë e më shumë para, në mënyrë të tillë që të krijojnë një llogari të mirë bankare dhe më pas të bëjnë një jetë luksi. Pothuasje të gjithë neve na ka prekuar nga pak kjo tendencë dhe që të gjithë duam që të kemi modelin më të fundit të iPhone-it, makinën më të shtrenjtë dhe normalisht ta parkojmë atë në një garazhd të madh të një vile super luksoze.

Por më e keqja është se për të arritur një gjë të tillë ne sakrifikojmë veten dhe mbi të gjitha, atë që është më i rëndësishëm, shëndetin tonë. Shpesh e më shpesh, ne shmangim vaktet kryesore të ditës si mëngjesin apo drekën sepse puna na ka përfshirë të gjithin dhe ne nuk kemi mundësi të marrim frymë. Kjo na bën që të drejtohemi nga ushqimet e gatshme dhe aspak të shëndetshme duke menduar se kështu i kursejmë vetes një kohë vërtet të çmuar. Ndoshta është edhe e vërtetë, që ne mund t’i kursejmë vetes një pjesë të çmuar të kohës sonë duke ndjekur këtë stil modern jetese, por ama në dëm të shëndetit tonë, sepse në darkë ne mundohemi të konsumojmë të treja vaktet ushqimore njëherësh dhe normalisht më pas do të kemi edhe probleme me gjumin.

Por mos prisni se duke ndjekur këtë stil modern jetese ju do të arrini rezultate të larta në karrierën tuaj në një periudhë afatgjatë, ndoshta në një periudhë afatshkurtër ka më shumë mundësi. Ju nuk mund të prisni të arrini rezultatet më të mira në punë kur trupi juaj nuk është në gjendjen e tij më të mirë, nuk ka pushuar sa duhet dhe nuk është ushqyer shëndetshëm.

Një ose dy netë të njëpasnjëshme, me një numër të kufizuar orësh më gjumë, mund të bëjnë që ju të arrini të përfudoni në kohë një projekt të caktuar, por në një periudhë më të gjatë kohore një sjellje e tillë do t’ju shkatërrojë karrierën tuaj. Po, po mos u çudisni aspak. Një mënyrë e tillë jetese mund t’jua shkatërrojë karrierën tuaj sepse gjithkush prej nesh nëse do që të ketë një performancë sa më të mirë, atëherë duhet që të plotësojë orarin e tij të gjumit, sidomos nëse bëhet fjalë për karrierën në një periudhë afatgjatë.

Prandaj le të bëjmë një hap pas dhe të përballemi me realitetin

Mungesa e gjumit mund të krahasohet mësë miri me marrjen e dozave shumë të vogla helmi të cilat në një të nesërme mund të rezutojnë vrastare për ju. Prandaj, cilado qoftë puna juaj apo angazhimet që ju mund të keni, mundohuni që të mos ia privoni kurrë vetes gjumin.

Të ngjashme