Llojet e personave toksikë që hasni në punë

Prishtinë | 20 Mar 2024 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Puna na përball me shumë njerëz dhe kolegë dhe jo me të gjithë mirëkuptohemi apo i pëlqejmë.

Megjithatë kur puna të lidh do apo jo duhet të gjesh një rrugë komunikimi për të zhvilluar procesin e punës në rregull.

Ja 3 llojet e persona toksikë që hasni në mjedisin e punës dhe si të përballeni me ta:

I pandjeshmi dhe acaruesi – Ky person nuk ju jep asnjë buzëqeshje, as nuk ju përshëndet, merr meritat e punës tuaj dhe madje as nuk kërkon falje. Me pak fjalë ato e bëjnë jetën tuaj ferr. Në këtë rast pyesni veten se çfarë mund të ketë ndodhur në të kaluarën që ky person përfundoi kaq i ashpër dhe i pandjeshëm. Shanset janë, që ai të ketë kaluar një fëmijëri të keqe apo të jetë lënduar nga të tjerët.

Dekurajuesi – Moto e tij është gjithmonë “ajo gjë nuk ka për të funksionuar”. Ai nuk gjen asnjëherë zgjidhje, por me negativitetin e tij ai humb shpresat edhe të kolegëve të tjerë. Në këtë rast merrni frymë thellë dhe pyeti konkretisht se kush është zgjidhja e tij për atë problem.

Dembeli dhe mendjemadhi – Ky është ai person që premton se do arrijë gjëra të mëdha, por në fund nuk prek asgjë me dorë. Në asnjë rrethanë, mos merrni punë shtesë për dembelët. Mos harroni se puna juaj është një ekip për të marrë punën e bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe në këtë rast, do të thotë të thuash shefin tënd se çfarë po ndodh në mënyrën se si mund të zgjidhë hallën e dobët që po prish të gjithë punën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme