Marketingu i artikujve, pak i kuptuar

Prishtinë | 13 Gus 2023 | 00:06 | Nga Ekonomia Online

Marketingu i përmbajtjeve të artikujve është padyshim mjeti më i promovuar dhe më pak i kuptuar i marketingut për sipërmarrësit, ndërmarrësit e vetëm dhe zotëruesit e bizneseve të vogla. Dhe padyshim që nuk është zgjidhja e vetme.

Interneti interaktiv- media sociale, blogjet, videot etj., e ka bërë marketingun e përmbajtjes relativisht të thjeshtë dhe të pakushtueshëm. Dhe pikërisht këtu fshihet pengesa. Në sipërmarrje çdokush e has. Konkurrenca është e madhe, dhe kështu është edhe niveli i zhurmave që duhet të kapërceni për t’u parë dhe dëgjuar nga konsumatorët potencialë.

Pjesa më e madhe e blogjeve dhe artikujve mbi përmbajtje marketing janë në mënyrë ironike asgjë më shumë se sa marketing pa vlerë i përmbajtjeve.

  1. Ka përmbajtje dhe PËRMBAJTJE
    Është një shprehje e vjetër që thotë, ju merrni atë që paguani. Pjesa dërrmuese e përmbajtjeve gjenerohet kot, prandaj ka aq vlerë. Fakti që është i lirë dhe i thjeshtë është arsyeja sepse e bën kushdo, dhe ja pse është i padobishëm. Ndërsa marketingu i keq vazhdon, ai edhe kthimi nga investimi në marketing është më keq.
  2. Çdokush është një ekspert. Në fakt, jo çdokush.
    E dini se përse John Grisham është një autor bestseller? Ai ishte një prokuror i suksesshëm për vite me radhë para se të vendoste penën mbi letër. Çdokush duket se e kupton këtë, nëse nuk është ekspert përmbajtjeje, nëse nuk ka vlerë për konsumatorët, por kjo prapëseprapë nuk duket se do ta ndalojë turmën të gjenerojë sasi të mëdha materialesh të pavlerë.
  3. Çdo gjë i atribuohet strategjisë
    Nëse shikoni se si bëjnë marketing kompanitë e mëdha, ata kanë drejtues të lartë dhe agjencitë më të mira që punojnë për të zhvilluar strategjinë e tyre marketing dhe të komunikimit, dhe më lini t’ju them se ato nuk janë të lira apo të thjeshta. Marketingu i përmbajtjeve është thjesht një mjet ekzekutimi dhe pa pjesën strategjike është i padiferencuar dhe thelbësisht i pavlerë.
  4. Brandin e produktit dhe atë personal e ndan një botë e tërë
    Kur vjen fjala për brandimin personal, kjo gjeneratë ka shitur shumë të mira. Pa një avantazh konkurrues dallues, një propozim vlere që ju dallon vërtet nga konkurrentët, e gjithë çfarë keni është diferenca pa qenë të dalluar. Ju mund të dukeni ose të vini ndryshe, por në sytë e konsumatorit produkti juaj nuk është i diferencuar.
  5. Një miliardë njerëz bëjnë shumë zhurmë
    Një herë lexova këtë ‘cicërimën’ nga një sipërmarrës serial Naval Ravikant: “1999 deri në 5 milionë $ për të lansuar një produkt, 30 milionë përdorues seriozë të kompjuterit…leva shkon deri më 100,000 herë.” Ai ka të drejtë, përveç një faktori: konkurrencën. Është kaq e lirë dhe e thjeshtë që një miliardë njerëz të gjenerojnë përmbajtje online nëpërmjet WordPress, Facebook, Youtube dhe Instagram.
  6. Është një kohë e humbur të keni një biznes shërbimesh
    Produktet e komoditetit si gërshërët e letrave janë gati të pamundura të diferencohen, vetëm nëse prodhohen nga Apple patjetër, por në përgjithësi, është shumë më e thjeshtë të marketosh një produkt sesa një shërbim si trajnim, dizenjues web-i, marketing i përmbajtjeve të artikujve. Ju pëlqen apo jo, pjesa më e madhe e bizneseve që ofrojnë shërbime janë si gërshërë letrash.
  7. Origjinoni
    Shumica e përmbajtjeve të faqeve të internetit janë refrene të pakuptimta ose të përsëritura të shkruara mbi një përmbajtje origjinale nga ekspertë, gazetarë ose shkrimtarë të vërtetë. Algoritmet e Google e dinë ndryshimin midis gjërave të lira dhe të thjeshta dhe materialeve cilësore, dhe më e rëndësishmja edhe konsumatorët e kuptojnë këtë gjë.

Drejtuesit dhe liderët e vërtetë të biznesit lexojnë zakonisht shumë, por ata janë zakonisht shumë të zënë duke punuar për të humbur kohën e tyre duke lexuar materiale të “katranosura” të marketerëve.

Të ngjashme