Me një “tweet” Elon Musk fitoi 1.4 miliard dollarë

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 23:06 | Nga Ekonomia Online

Një “cicërimë” në Tweeter me vetëm 9 fjalë nga shefi Ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, e ndihmoi sipërmarrësin të fitonte 1.4 miliard dollarë brenda një dite.

“Po mendoj që ta privatizoj Teslan për 420 $”. Ky ishte mesazhi i Muskut.

Aksionet e Tesla, e cila ka qenë në rritje për ditë, kapën majën pas mesazhit të publikuar në Tweet-er dhe përfundoi të martën deri 11%. Vlera neto e Elon Musk është e lidhur drejtpërdrejt me çmimin e aksioneve të Teslës, dhe sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, ai teorikisht bëri 1,43 miliardë dollarë atë ditë. Vlera neto e Musk arrin 25.8 miliardë dollarë.

Mesazhi i së martës për mundësinë e privatësisë së Teslës e befasoi internetin. Shumë menduan fillimisht se ishte thjesht një shaka të keqe e Elon Muskut për marihuanën, sepse “420” prej kohësh njihet si drogë.

Por me sa duket Musk ishte serioz. Ai e vazhdoi tweet-in me një email tek punonjësit e “Teslas” duke thënë se ai mendonte se “rruga më e mirë” do të ishte të merrte privatizimin e Teslës.

Është e paqartë nëse Musk ka mashtruar investitorët. Sidoqoftë, duket se mesazhet e tij në mediat sociale kanë pasur pasoja të drejtpërdrejta në pasurinë personale të Elon Musk dhe në çmimin e aksioneve të kompanisë së tij: aksionet e Tesla filluan të martën prej rreth 340 dollarë dhe shkuan deri në 387 dollarë. (Time)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme