Mënyra “tradicionale” për të reklamuar biznesin tuaj

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 00:20 | Nga Ekonomia Online

Q: Unë drejtoj një biznes të vogël dhe kam nevojë për disa ide marketingu të cilat mund t’i përdor jashtë internetit që t’i bëj njerëzit të vizitojnë dyqanin tim.

A: Unë rishikoj shumë plane biznesi çdo vit. Në sektorin e marketingut, pothuajse të gjitha këto plane thonë ‘’Ne do të reklamojmë kompaninë tonë përmes mediave sociale’’. Kjo është mirë, por shumë grupe atraktive konsumatorësh nuk kalojnë shumë kohë në kompjuterët ose telefonat e tyre të mençur. Veç kësaj, ende nuk është dëshmuar se sa efikase janë mediat sociale në prodhimin e shitjeve në disa industri. Shumica nga kompanitë e suksesshme me të cilat punoj përdorin një kombinim të aktiviteteve online dhe offline të cilat janë efikase.

Këtu janë disa strategji me çmime të ulëta të cilat munden në mënyrë domethënëse të rrisin shitjet tuaja:

1.Publicitet falas

Burimet e medias gjithmonë kërkojnë storie interesante, pra pse jo tënden? Kontaktoni gazetat e juaja lokale, stacionet e radiove dhe rrjetet televizive dhe tregoni fakte interesante për ju, produktet e juaja dhe pse e filluat biznesin tuaj.

2.Reklama në gazeta me çmime të ulëta

Shumica e shkollave të mesme dhe universiteteve kanë gazeta. Nëse produkti juaj tërheq këto mosha, këto janë burime të mrekullueshme për reklama me çmime të ulëta. Gjithashtu, ju mund të qaseni më gjerësisht dhe të ofroni blerjen e një hapësire reklamash të cilën ata mund t’a shesin për një çmim të ulur.

3.Dhurata në media

Stacionet televizive dhe të radios gjithmonë kërkojnë produkte falas të cilat mund t’ua dhurojnë shikuesve dhe dëgjuesve. Ofroni dhurimin e produkteve falas në këmbim të reklamave dhe publicitetit të kompanisë tuaj.

4.Miratimet

Jepuni produktin tuaj individëve lokal, regjional falas. Nëse ju pëlqen, do t’a përdorin atë, dhe do t’ju tregojnë njerëzve tjerë për të.

5.Lidhjet

Bashkohuni në klube, grupe biznesi të cilat tërheqin udhëheqës biznesi. Mundohuni të njoftoheni me njerëz të cilët mund të njohin konsumatorë potencialë të biznesit tuaj dhe pyesni se a mund të përdorni emrin e tyre në thirrjet e juaja.

6.Dreka falas

Ftoni konsumatorët potencialë në dreka falas. Kjo ka sukses të madh. Për disa dollarë ju mund t’a prezantoni produktin ose shërbimin tuaj te blerësit potencialë.

7.Ngjarje të shitjeve

Shkoni në këto ngjarje edhe nëse nuk mund të përballoni një kabinë. Nganjëherë ju mund të ndani një kabinë me një kompani tjetër e cila shet produkte të ngjajshme. Shumë ndërmarrës të suksesshëm ndjekin këto ngjarje dhe shesin me qindra produkte.

8.Publikime të lidhura me shitjet

Pothuajse çdo industri ka publikime shitjesh. Këto publikime shpesh tregojnë produkte dhe shërbime të reja, dhe përfshijnë store interesante për ndërmarrësit dhe bizneset e reja në industri.

9.Punishte edukative

Mbani një punishte e cila ka vlerë edukative për konsumatorët potencialë. Produktet dhe shërbimet e juaja mund të përfshihen si zgjidhje të sfidave me të cilat ata përballen.

10.Kuponë, fletushka dhe prospekte

Pa publikime në internet ju mund të krijoni kupone, fletushka dhe prospekte profesionale me çmime të ulëta. Shpërndani këto nga vendi juaj i biznesit ose nga pika shpërndarjesh ku konsumatorët potencialë mblidhen.

11.Produkte falas

Dhurimi i produkteve tuaja është strategji marketingu shumë e mirë dhe me çmim të ulët. Kjo funksionon mirë kur shisni gjëra të lira të cilat njerëzit i përdorin rregullisht. Edhe kur shisni produkte të shtrenjta, ju gjithmonë mund të dhuroni aksesorë me çmime të ulëta  dhe gjëra të tjera.

  1. Postë direkte

Posta direkte mund të jetë strategji e lirë për shënjestrimin e blerësve specifikë. Çmimi për një copë është 50 cent, dhe 2 ose 3 për qind e përgjigjeve mund të mbulojë të gjitha shpenzimet e kampanjës. Ju gjithashtu mund të punësoni njerëz të rinj për t’u dërguar fletushka konsumatorëve potencialë në tregjet e shënjestruara.

13.Promovimi i kryqëzuar

Promovimet e kryqëzuara janë të famshme në shitje dhe mund të përdoren në çfarëdo lloj biznesi. Gjeni kompani me produkte ose shërbime të ngjajshme, dhe pastaj zbuloni mënyra për të promovuar biznesin e njëri tjetrit. Ju mund t’a bëni këtë në lokacionet e biznesit tuaj, përmes reklamave dhe me linqe në websitet e njëri tjetrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme