Mjaft e krahasuat jetën tuaj me të tjerëve!

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Mesa duket, fakti që ti ke vetëm një jetë është pikërisht arsyeja përse duhet të mos e krahasosh jetën dhe financat e tua me ato të tjerëve. Frika e humbjes, ose FOMO, është një fenomen i dokumentuar që i shtyn shumë të rinj të bëjnë krahasime të vazhdueshme mes jetës dhe tyre dhe jetës së të tjerëve – dhe kjo i nxit ata të shpenzojnë më shumë para në gjëra të cilat ata nuk mund t’i përballojnë.

Këtu janë renditur 4 arsyet përse kjo është mënyra e gabuar për të arritur qëllimet tuaja financiare.

1. Ec me hapin tënd

Të jetosh sot për nesër nuk është një gjë e mirë. Por për shumë njerëz është një fazë e përkohshme ndërkohë që ata piqen financiarisht. Nëse qëllimi juaj është të ecni përpara, mos u nxitoni. Të jetosh duke kursyer është një opsion i mirë i cili iu lejon të grumbulloni para dhe të rriteni financiarisht.

2. Ti do të përfundosh duke jetuar jetën e dikujt tjetër

Ju dëshironi të bëni jetën e miqve tuaj duke bërë shpenzime të mëdha, në mënyrë që ju të fitoni një punë si të tyren. Ju mund të fitoni paratë që gjithmonë keni dëshiruar por nëse jeni të prirë për të qenë një mësues, a do të jeni të lumtur? Ose ndoshta ëndrra juaj është të jeni një avokat, por ju nuk do të donit t’i zëvendësonit fundjavat tuaja me miqtë me projektligje apo duke studiuar çdo natë faqe pambarim.

Aftësia për të blerë dhe për të bërë të njëjtat gjëra si miqtë tuaj nuk sjell të njëjtën kënaqësi si ajo e ndjekjes së ëndrrave dhe qëllimeve personale. Një karrierë kuptimplotë përmirëson rritjen personale dhe iu plotëson profesionalisht, e në të njëjtën kohë ndihmon në uljen e stresit. Bëni zgjedhjet tuaja dhe në fund do të arrini lumturinë shpirtërore.

3. Miqtë tuaj janë duke bërë zgjedhje të varfra

Sigurisht që makinat e fundit me shkëlqim verbues janë imazhi perfekt i suksesit financiar, por iu nuk ja keni idenë se si i fitojnë paratë ata njerëz që i zotërojnë ato. Ata mund të jenë të zhytur në borxhe dhe kjo mund të jetë makina e fundit që ata do të kenë në pronësi.

Ti nuk je i vetmi person i cili tundohet për të harxhuar në mënyrë që të mbaj të njëjtin ritëm me të tjerët. Ata të cilët ju po mundoheni t’i kopjoni mund të jenë duke u shtirur dhe vetë.

4. Secili prej nesh ka qëllime të ndryshme

Buxheti i mikes tuaj mund t’i lejojë asaj të shpenzojë për dy palë këpucë të reja Jimmy Choos dhe 3 dreka të shtrenjta çdo javë, sepse këto gjëra janë të rëndësishme për të. Ju mund të keni të njëjtën pagë, por qëllimet tuaja për të kursyer para apo për të paguar kredinë e shtëpisë sigurisht që janë të ndryshme.

Qëllimet tuaja nuk duhet të jenë të njëjta me ato të miqve tuaj. Ju mund të shijoni një drekë jashtë një herë në muaj dhe në të njëjtën kohë të kurseni para për prioritet tuaja.

Kur krahasoni jetën tuaj dhe financat me të tjerët, ju po lejoni që qëllimet dhe gabimet e tyre të bëhen dhe tuajat. Fokusohu në aspiratat tua dhe vendimet e duhura financiare do të jenë më të thjeshta dhe më të kënaqshme.

Miqtë tuaj po fluturojnë për në Venecia për festën e tyre të beqarisë? Faqja juaj e Facebook dhe Instagramështë e mbushur me makina të shtrenjta, dhurata të kushtueshme dhe dreka e darka nëpër restorante prestigjioze? Është e lehtë të ndjekësh dhe ti këtë ritëm, të bësh të njëjtat postime dhe të njëjtat blerje si ata. Megjithatë, ti ke vetëm një jetë kështu që pse mos të jetosh aq mirë sa pjesa tjetër?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme