Mjaft thatë “Jam shumë i zënë”

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 23:05 | Nga Ekonomia Online

Sa më shumë rritemi dhe ecim përpara në karrierën tonë, është e pashmangshme që të kemi orare të ngarkuara, më shumë takime, më shumë përgjegjësi familjare, shoqërore… dhe lista vazhdon.

Ne vazhdimisht i themi njëri-tjetrit se sa të zënë jemi, sa pak kohë kemi gjatë ditës dhe edukojmë brezin e ri të shijojnë lirinë e tyre sa më shumë të munden.

E vërteta është, askush nga ne nuk është i zënë, dhe duhet të ndalojmë së thëni njëri-tjetrit se jemi “shumë të zënë”. Ne vetë e zgjedhim se çfarë do të bëjmë dhe me kë duam të takohemi gjatë ditës.

Kur u themi të tjerëve “jemi shumë të zënë”, ajo çfarë në të vërtet po themi është se ne po e shpenzojmë kohën duke bërë gjërat që nuk duam të bëjmë. Imagjinoni të gjitha mundësitë që kemi humbur vetëm sepse kemi thënë “jam shumë i zënë”. Duhet të heqim dorë nga mendimet që na thonë se kemi shumë pak kohë, dhe të fokusohemi te liria që duam të zgjedhim. Kur e bëjmë këtë ne identifikojmë gjërat që na pëlqejnë dhe bëjmë zgjedhje që na lejojnë ta menaxhojmë mirë kohën.

Ne identifikojmë qëllimin tonë.

Hiqeni nga fjalori: “Jam i zënë”. Mbingarkesa e agjendës ju bën që të humbisni shumë ngjarje të rëndësishme në jetën tuaj dhe njëkohësisht besimin te shumë persona që i refuzoni vazhdimisht me këtë fjali.

Lërini justifikimet, dhe do të kuptoni sa shumë kohë mund t’i dedikoni qëllimit tuaj, dhe mund të filloni të bëni ndryshime pozitive në shumë drejtime të jetës suaj. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të plotësuar dhe do të jeni më të suksesshëm në arritjen e qëllimeve tuaja.

Mjaft thatë “Jam shumë i zënë”, dhe filloni të bëni atë që doni me pasionin më të madh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme