Mos bëni pyetje rreth pagës

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Një sondazh i fundit zbuloi se 55 përqind e njerëzve mendojnë se punëdhënësit nuk duhet të bëjnë këtë pyetje tradicionale të intervistës.

Gjatë procesit të intervistës, biseda rreth pagës është e pashmangshme. Por a është çështje private që punëdhënësit të pyesin kandidatët se cila është paga e tyre aktuale? Shumica e Amerikanëve mendojnë kështu.

Në një sondazh të fundit nga faqja e kërkimit të punës Glassdoor, më shumë se gjysma e 2,224 të anketuarve, të përbërë nga punonjësit 18 vjeçarë dhe më të vjetër të Shteteve të Bashkuara, thanë se nuk mendojnë se punëdhënësit duhet të pyesin kandidatët për pagën e tyre aktuale dhe të kaluar. Në fakt, disa njerëz dhe organizata besojnë se pyetja tradicionale e intervistës mund të dërgojë në praktika të pagës së pabarabartë brenda kompanive.

Përderisa ka qenë një mision për shumicën sot të rregullojnë pabarazinë gjinore në pagë, ende ka punë për të bërë. Më shumë gra (60 përqind) se meshkuj (48 përqind) besojnë se pyetja për pagat aktuale dhe të mëparshme nuk duhet të bëhet për shkak se ata mendojnë se do të vendosë pagën e tyre fillestare. Dhe sipas Glassdoor Economic Research, në mesatare gratë në Shtetet e Bashkuara fitojnë 76 cent për çdo 1 dollarë që meshkujt Amerikanë fitojnë. Përveç kësaj pabarazie në pagë, gratë gjithashtu nuk negociojnë pagën aq shpesh sa meshkujt, në fakt, 68 përqind e grave nuk negociojnë pagat krahasuar me 52 përqind të meshkujve.

‘’Pyetja për pagat e mëparshme mund të ndezë pasoja të paqëllimshme dhe të prezantojë paragjykime në procesin e punësimit e cila dëmton gratë nga dita e parë’’, Dawn Lyon, nënkryetari i Glassdoor tha në një njoftim për shtyp për çështjet globale të korporatave.

Mirëpo, studimi shkon përtej pabarazisë në pagë, duke zbuluar edhe më tej preferencat e aplikuesve të punës kur është fjala për procesin e punësimit. Pothuajse çdo person i anketuar (98 përqind) u pajtua se do të ishte e dobishme të shihnin pagat aktuale në lista të punës. Për shkak se kur është fjala tek puna, një pjesë e madhe ka të bëjë me paratë, në fakt, një pjesë e madhe e të anketuarve (55 përqind) do të ishin në gjendje të punonin për një kompani me reputacion të nivelit mesatar nëse do të paguante më shumë se sa një kompani me reputacion të mirë.

Të ngjashme