Mos flisni për politikë në Facebook dhe rregulla të tjera

Prishtinë | 02 Nën 2023 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Gjetja e konsumatorëve të rinj është njëra prej vështirësive më të mëdha për pronarët e biznesit në ditët e sotme. Konsumatorët e rinj sjellin jetë të re në biznesin tuaj dhe e mbajnë kompaninë tuaj përfituese. Mirëpo, edhe pse e nevojshme, gjetja e konsumatorëve të rinj kërkon shumë kohë, përpjekje dhe angazhim të vazhdueshëm për gjetjen e konsumatorëve të duhur për të ndërtuar llojin e duhur të biznesit. Nëse dëshironi një bazë vërtetë të gjerë të konsumatorëve dhe një e cila përfshin individë nga e gjithë bota, atëherë duhet të jeni të gatshëm të transformoni mënyrën se si i shënjestroni konsumatorët e rinj.

Këtu janë disa mënyra se si të zgjeroni horizontet dhe biznesin tuaj, përderisa fitoni konsumatorë nga i gjithë globi:

  1. Shfrytëzoni ekonominë digjitale

Bota është një vend digjital dhe duhet të trajtohet ashtu. Përderisa dyqanet e jashtme kanë vendin e tyre, ato nuk janë të favorshme për ndërtimin e markave të mëdha dhe të dukshme. Pse të shisni produkte fizike vetëm në qytetin tuaj kur mund të përdorni përparësinë e fuqisë së internetit dhe të shisni informata dhe abonime në të gjithë botën. Nuk ka vështirësi në dërgesa dhe as limite në shtrirjen e kompanisë tuaj.

  1. Mos flisni për politikë në media sociale.

Si një ndërmarrës ju duhet të kuptoni se qëllimi juaj duhet të jetë që të arrini lloje të ndryshme të konsumatorëve për të mirën e biznesit tuaj. Kjo do të thotë të keni kujdes që të mos ofendoni dikë duke treguar pikëpamjet tuaja. Njëra prej mënyrave më të mira për të bërë këtë është që të shmangni tërësisht bisedat rreth politikës, veçanërisht përmes medias sociale. Të gjithë kanë pikëpamje të ndryshme dhe vetëm pse një konsumator nuk ndan këto pikëpamje, nuk do të thotë se nuk do të jetë një konsumator i mirë.

Nuk ka arsye të nervozoni konsumatorët me pikëpamje të ndryshme politike, kështu që shmangni këtë temë me çdo kusht kur jeni në media sociale.

  1. Përdorni platformat më të mëdha shoqërore.

Vetëm pse nuk mund të flisni për politikë në media sociale, nuk do të thotë se nuk duhet të jeni në media sociale gjatë gjithë kohës. Sigurohuni që po përdorni dhe po përditësoni vazhdimisht llogaritë tuaja të medias sociale dhe se jeni në të gjitha platformat madhore. Kjo do të thotë Facebook, Snapchat, Twitter, YouTube dhe Instagram.

Ju duhet të mbuloni të gjitha bazat, edhe nëse disa platforma të medias sociale funksionojnë më mirë për të tjerët. Ju me siguri do të befasoheni kur të kuptoni se cili lloj i llogarisë funksionon më së miri për ju. Për shembull, llogaria ime e Instagram ka rreth tri ose katër herë më shumë ndjekës se sa llogaritë e mia tjera të medias sociale. Fotografitë thjeshtë kanë sukses për ndjekësit e mi. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se unë nuk kam Facebook, Twitter dhe YouTube ose se Instagram me çdo kusht do të jetë opsioni i duhur për ju.

  1. Injoroni platformat e vogla të medias sociale

Fokusoni vëmendjen tuaj në platformat e mëdha nëse dëshironi të fitoni ndjekje nga konsumatorët nga e gjithë bota. Thjeshtë nuk ia vlen të shpenzoni kohën tuaj me rrjete të vogla, edhe nëse mendoni se keni filluar të lëshoni rrënjë në një fushë. Shumë prej këtyre rrjeteve dështojnë. Mos shpenzoni kohën tuaj. Ju dëshironi të peshkoni në oqean, jo në pellgje të vogla nëse dëshironi të fitoni konsumatorë nga i gjithë globi.

  1. Ofroni cilësi dhe dëshmi

Unë kam shumë përmbajtje të stilit të jetesës në llogaritë e mia të medias sociale, por gjithashtu pajis këto informacione me dëshmi cilësore. Unë vetëm sa pata një student i cili fitoi 3 milion dollarë dhe përdor këtë dëshmi për të marrë vëmendjen e konsumatorëve të rinj. Pa dëshmi të mëdha si kjo biznesi im nuk do të rritej kaq shpejtë. Mos u mburrni, por mos u bëni modestë për ato që keni arritur, ju duhet të krenoheni, por të jeni të sinqertë dhe t’u tregoni njerëzve nga e gjithë bota se çfarë kanë përfituar të tjerët nga biznesi juaj.

Të ngjashme