Ndërmarrësit e mirë janë mendjehapur

Prishtinë | 03 Gus 2023 | 07:20 | Nga Ekonomia Online

Të mësosh të kuptosh pikëpamje të kundërta është element kyç i ndërtimit të skuadrës.

Njëri nga profesorët e mi më të preferuar në Universitetin Columbia më dha një mësim që e mbaj me vete gjithmonë, në fakt e përdora sot.

Profesori jepte mësim për etikën e biznesit. Për të mbajtur debatin të ndezur, ai vazhdimisht hapte tema kundërshtuese dhe, kur njëri nga ne jepnim një argument, ai shpesh përgjigjej në mënyrë të njëjtë: ‘’Argumentoni anën tjetër’’.

Pa marrë parasysh se sa të bindur ishim që kishim të drejtë, ai na bënte të qëndrojmë në këmbë para klasës, dhe të japim pikëpamjen e kundërt të argumentit.

Ai nuk e bënte këtë gjatë gjithë kohës, shumicën e kohës sepse dëshironte të kujdesej për neve dhe të shihte se mund të mendojmë në këmbët tona. Megjithatë, ne përfundimisht u bëmë shumë të mirë në atë lojë.

Mendoj që ky ishte qëllimi i tij.

Arsyet e tij? Ai me vendosmëri besonte se në jetë dhe në biznes shpesh do të kërkohemi që të mbrojmë ose të mbështesim diçka me të cilën nuk pajtohemi. Kështu që, ai ishte i bindur se ne të gjithë duhet të mësojmë të argumentojmë mendimin e kundërt.. pjesërisht në një mënyrë për të kuptuar debatin.

Dhe ai kishte të drejtë. Shumë të drejtë.

Në këtë klimë politike, mund të jetë më vështirë se kurrë për të argumentuar anën tjetër, varësisht se në cilën anë fillojmë. Por, ende është një ushtrim i mirë për të kuptuar se nga po vjen pjesa tjetër.

Në biznes, nuk mund të themi se nuk pajtohemi me diçka dhe pastaj të përfundojmë bisedën, ne në mënyrë tipike duhet të vijmë në një lloj kompromisi ose marrëveshje, e cila shpesh do të thotë të pajtohesh me diçka që fillimisht i ke rezistuar.

Unë gjej veten në këtë situatë gjatë gjithë kohës. Si një udhëheqës i cili kërkon të bashkojë njerëzit për të bërë punë të mirë, roli im është të ndërtoj marrëdhënie të mira. Duhet të kuptoj të dyja anët e çdo barazimi. Duhet të kuptoj prej nga vjen secili, jo vetëm ata me të cilët pajtohem. Duhet të ndërroj gjërat nëse informata të reja vijnë ose një klient na jep drejtime të kundërta.

Duhet të jem në gjendje të argumentoj anën tjetër, para të gjithë klasës.

Pra, në një botë ku mendimet kanë rëndësi dhe qëndrimet respektohen, si e argumentoni anën tjetër?

Mësoni të dëgjoni

Gjysmën e kohës, ne nuk e dimë anën tjetër, mund të kemi ide të përgjithshme, por nuk kemi diçka specifike, para se të vendosim ne nuk pajtohemi me të. Të dëgjosh dhe të pranosh pikëpamjet e të tjerëve janë hapat e parë drejt krijimit të pajtimit.

Bëni detyrat e shtëpisë

Askush nuk është ekspert në gjithçka.. por nganjëherë veprojmë sikur të ishim. Para se të formoni një mendim të fortë, gërmoni pak në çështjet dhe gjeni faktet. Të jesh i informuar të ndihmon të formosh një mendim më të mirë dhe të ndihmon t’i bindësh të tjerët gjithashtu.

Bëhu mendjehapur

Të krijosh ndjenjën e bashkëpunimit kërkon shumë aftësi, por ndoshta më e rëndësishmja është aftësia autentike për të përfshirë prapavija, mendime dhe afrime të ndryshme në mendimin tënd. Nëse mban mendjen e hapur dhe merr parasysh çdo pikëpamje, me shumë gjasa do të kesh një zgjidhje më të mirë për ekipin. Nëse e bën këtë në mënyrë të përsosur, nuk do të ketë arsye për t’a argumentuar anën tjetër sepse tashmë e ke inkorporuar atë në planet tua.

Të shkosh në atë pikë, megjithatë, duhet shumë ushtrime. Kështu që, fillo të përdorësh këtë mendim në planin tënd ditor tani, në këtë mënyrë, do të ekspozohesh ndaj skenareve të ndryshme dhe do të përmirësosh ndjenjën e komunitetit brenda biznesit tënd. (Jim Joseph/Entrepreneur)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme