Ndërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

Përderisa shumica e ndërmarrësve ndihen vazhdimisht të stresuar, 95 përqind thonë në një sondazh të ri se është më mirë se sa të punojnë për dikë tjetër.

Nga 80 orët e punës në javë në stresin e pafundmë, të jesh ndërmarrës nuk është një gjë e lehtë. Dhe kjo pa problemet e marrëdhënies, ankthit rreth financave dhe dëmit të shëndetit tuaj fizik. Mirëpo, në fund të ditës, ndërmarrësit janë më të përmbushur dhe më të lumtur, dhe shumica prej tyre do ta bënin këtë proces sërish.

Një studim i fundit nga firma analitike Streetbees dhe kompania e investimit BGF Ventures zbuloi të vërtetat e vështira e të qenit ndërmarrës ose pronari i një biznesi të vogël. Nga 500 pjesëmarrësit e anketuar, 36 përqind thanë se ata udhëheqin bizneset e tyre vetëm, 36 për qind kanë një deri katër njerëz, 3 përqind kanë 50 deri 99 njerëz dhe vetëm 1 për qind kanë më shumë se 100 njerëz. Shumica e të anketuarve, 68 për qind, janë në biznesin e tyre të parë fillestar.

Me shumicën e këtyre ndërmarrësve duke qenë themelues për të parën herë, ju duhet të pyesni veten, çfarë i shkaktoi ata të nisin një biznes? Dy arsyet primare ishin se ata panë një problem në treg dhe dëshiruan t’a rregullonin atë ose thjeshtë dëshironin të ishin shefi i vetvetes.

Mirëpo, zgjidhja e një problemi ose të qenit shefi i vetvetes vjen me efekte anësore. Më shumë se 40 për qind e themeluesve punojnë 50 ose më shumë orë në javë. Kështu që nuk ka dyshim se pse këta njerëz janë vazhdimisht të stresuar. Në fakt, 41 përqind e ndërmarrësve të anketuar thanë se ndihen të stresuar ‘’ndoshta çdo ditë’’ dhe se nuk kanë ‘’kurrë një moment të qetë’’. Më shumë se gjysma thanë se ata kurrë nuk ‘’i kushtojnë vëmendje’’.

Pra prej nga vjen stresi? Pa dyshim, shumica e anktheve përfshin financat. Gjysma e ndërmarrësve thanë se ndihen të shqetësuar për rrjedhën e parasë dhe 49 përqind thanë se ndjejnë ankth rreth financimeve të biznesit të tyre. Në krye të rrjedhës së parasë, themeluesit gjithashtu kanë pranuar se drejtimi i biznesit të tyre ka disa ndikime negative në jetën e tyre shoqërore, në marrëdhënie dhe në shëndet. 34 përqind thanë se nisja e biznesit e dëmtoi shumë jetën e tyre shoqërore dhe 27 përqind thanë se ndikoi negativisht në jetën dhe marrëdhëniet e tyre familjare.

Mirëpo, mënjanë stresit dhe ankthit, ndërmarrësia ka të mirat e saj. Përmbushja dhe lumturia janë në mes të ndikimeve më pozitive që një themelues ka. Dhe nga 500 pjesëmarrësit e sondazhit, 95 përqind thanë se të qenit themelues është më mirë se sa të punojnë për dikë tjetër. Jo vetëm kjo, por shumica prej tyre do ta bënin sërish këtë gjë. Më shumë se tre e katërta thanë se edhe duke i ditur ato që i dinë tani, do ta përsërisnin këtë proces sërish.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme