Ndihmoni punonjësit të qartësojnë qëllimet

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 23:41 | Nga Ekonomia Online

Ne të gjithë dëshirojmë të kemi një punë e cila na motivon dhe na përmbush. Por sipas një studimi të fundit nga LinkedIn dhe firma e trajnimit të udhëheqjes Imperative, nuk ka vetëm fitim emocional, por edhe financiar, i cili vjen nga gjetja e qëllimit në punën tuaj.

Workforce Purpose Index zbuloi se përderisa vetëm 30 përqind e punonjësve Amerikanë thonë se ata janë entuziastë për punën e tyre, 85 përqind e kompanive të cilat ishin në gjendje të gjenin mënyra për të ndihmuar punonjësit e tyre të ndjejnë më shumë qëllim panë rritje pozitive në të ardhura.

Bizneset me ‘’qëllim’’ definohen nga studiuesit si biznese me mision të kuptuar të cilat kanë ndikim pozitiv në botë, një kulturë e cila inkurajon rritjen individuale dhe një biznes i cili bëhet bazuar në forcën e marrëdhënieve ndërpersonale.

Studimi identifikoi ndërmarrësinë si njërën prej zonave më të orientuara në qëllim, pas shërbimeve shoqërore dhe të komunitetit dhe para edukimit.

Për shkak se punësimi i njerëzve të cilët besojnë dhe ndjekin vizionin tuaj është pjesë e rëndësishme e ndërtimit të një biznesi të suksesshëm, kur është fjala tek punësimi i stafit tuaj, studimi zbuloi se tre faktorët të cilët kontribuojnë që punonjësit të ndihen sikur kanë një qëllim në punë janë pavarësia, ndikimi kur është fjala tek marrja e vendimeve dhe kompensimi dhe vlerësimi i punës së tyre.

39 përqind e profesionistëve të shtyer nga qëllimi kishin më shumë gjasa të qëndronin në kompanitë e tyre për tri vite ose më shumë, krahasuar me 35 përqind të profesionistëve të cilët nuk ishin të orientuar në qëllim. Dhe 73 përqind e punonjësve të orientuar në qëllim raportuan se janë të kënaqur me punët e tyre krahasuar me 64 përqind të homologëve të tyre të cilët nuk ishin të orientuar në qëllim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme