“Ne jemi çfarë mendojmë”

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Para pak kohësh kur unë ankohesha shumë vëllai imë më sfidoi. Unë kisha filluar të besoja të gjitha historitë që kisha krijuar në mendjen time gjatë viteve. Unë isha 26 vjeç, dhe jetoja një jetë që nuk më bënte të lumtur.

Unë fillova të kërkojë për përgjigjet – dhe u përmirësova. Unë mësova “hile” të rëndësishme nga njerëz shumë të suksesshëm si Will Smith, Oprah, Jim Carrey dhe Muhammad Ali.

Gjatë një viti në këtë proces, unë ëndërroja të filloja një kompani teknologjike.

Sot unë po e jetoj këtë ëndërr. Nuk kishte për të ndodhur nëse do të isha akoma me ato mendimet e vjetra.

Unë mësova shumë gjëra kur ndryshova sjelljen dhe mendimet. Por nga të gjitha gjërat që provova, këto dy zakone ishin ato më të vlefshmet. Duken të thjeshta, por kanë shumë fuqi – dhe funksionojnë.

1. Fuqia e intuitës

Aktori Jim Carrey njëherë i shkroi vetes një çek prej 10 milionë dollarësh për “shërbimin e dhënë të aktrimit,” dhe e ruajti për Krishtlindjen, për 3 vite më vonë. Ai ishte trokë në atë periudhë, me zor po ja dilte si aktor. Tre ditë para afatit të caktuar, ai nënshkroi një kontratë me vlerë 10 milionë dollarë për rolin e tij në “Dumb and Dumber”.

Shkruajtja e atij çeku është një shembull i fuqisë vizuale. Është e përmbledhur shumë mirë nga Bob Proctor, i cili ka shkruar “You Were Born Rich”: “Nëse e përfytyron në mendje, ti mund ta kesh në dorë.”

Ti mund të lidhesh me këtë fuqi shumë shpejt me një vizion. Është një formë argëtuese dhe efektive për të korrur sukses në jetën tënde. Ti mund të vendosësh foto apo mjete të tjera në një tabelë druri që përfaqësojnë objektivat e tu. Mund të shtosh çdo gjë që dëshiron, një punë që do të kesh, një rrogë më të lartë, apo vende ku dëshiron që të shkosh.

Sa herë të shohësh te tabela e vizioneve, fokusohu te ndjesia që merr kur e arrin një qëllim. Mendo sikur tanimë e ke arritur. Ky është çelësi. Unë jam habitur nga synimet që më janë realizuar pasi i kam menduar ato, dhe kam përjetuar një ndjenjë sikur tashmë i kam arritur.

Mos harro që kjo është tabela jote – jo tabela që mendon se duhet të kesh. Hyr në dëshirat e tua. Mos i gjyko ato. Mos e limito veten.

2. Ditari i mirënjohjes

Më vjen për të qeshur kur mendoj vëllain tim që më thoshte sa shumë ankohesha, unë nuk shfryja për jetën time personale apo atë profesionale. Unë ankohesha për skuadrën time të preferuar të futbollit. Por ai e kishte vërejtur këtë zakon të keq – dhe më sfidoi të ndaloja.

Unë fillova të kërkoj “ndihmë” dhe gjeta TED Talk për lumturinë nga i famshmi Shawn Achor. Ndoqa këshillën e tij dhe fillova të mbajë një ditar mirënjohjeje. Kjo gjë menjëherë ndryshoi mendimet e mia.

Çdo ditë, unë bëj tre shënime në bllok. Kur arrij diçka, unë e shkruaj. Nëse kam kaluar një ditë të keqe, unë shkruaj diçka themelore, si për shembull: “Unë jam i shëndetshëm”, “Kam miq të mirë,” apo “Unë shqetësohem për startup-in tim sepse nuk më duhet të shqetësohem për ushqim apo strehim”.

Unë gjithashtu shënoj fitore konfidenciale, si: “Unë isha i qetë sot me Krisin dhe nuk e ndërpreva atë.”

Si rezultat, unë menjëherë ndalova duke u ankuar, dhe fillova të shikoja të gjitha gjërat e mira në jetën time. Kjo gjë bëri të mundur që unë të filloja kompaninë time sepse unë zgjodha të shoh mundësitë në vend të dyshimeve. Unë kuptova sa shumë gjëra ka për të qenë mirënjohës.

Këto metoda funksionojnë.

Ato mund të duken të thjeshta, por mos e nënvlerësoni fuqinë e këtyre mjeteve. Ato janë arsyeja përse unë jam kaq mirënjohës.

Ato janë arsyeja pse unë kam arritur çdo gjë në tabelën time të vizionit dhe kam transformuar jetën time. Këto metoda përdoren nga nga njerëzit më të suksesshëm në botë. Nëse ka funksionuar për ta, njësoj do të ndodh dhe për ty.

Të ngjashme