Një gastronom ndan 3 gjëra që nuk duhet t’i bëjnë klientët

Prishtinë | 11 Maj 2023 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Maezion Henix, një punonjës i Five Guys Burgers and Fries në Shreveport, Luiziana, kohët e fundit është bërë viral për videot e tij në TikTok.

Videoja e tij e parë se si bëhen patatet e skuqura pati 21.2 milionë shikime në kohën e publikimit, dhe ai vazhdoi me se si bëhen “milkshakes”, si bëhen patatet e skuqura Cajun, si të pastrosh një zgarë dhe çfarë ndodh me të gjithë yndyrat.

Në një intervistë për Insider, Henix ndau tre gjërat që dëshiron që të gjithë klientët të ndalojnë së bëri kur vijnë për të kosnsumuar apo marrë me vete një vakt.

Mos i nxirrni frustrimet tuaja mbi menunë, punonjësve

Henix tha se një pikë e zakonshme acarimi për klientët e Five Guys është menuja dhe struktura e çmimeve. Megjithëse çmimet ndryshojnë në varësi të rajonit, Five Guys Burgers and Fries priren të jenë më të shtrenjta sesa zinxhirët e tjerë të ushqimit të shpejtë.

“Ne kemi disa klientë që sapo vijnë, shikojnë çmimet tona dhe dalin menjëherë,” tha ai për Insider.

Herë të tjera, tha ai, ata ankohen tek një punonjës. Henix tha se një zgjidhje e lehtë për zhgënjimin do të ishte që klientët e rinj të shikojnë menunë në internet para se të shkojnë të hanë, në mënyrë që ata të dinë se çfarë të presin në lidhje me çmimet.

Ndaloni së zëni vendet nëse thjesht do të merrni për të ngrënë dhe do të ikni

Nëse vini dhe do të merrni ushqimin me vete, mos zini vendet që mund të jenë për ata që po shkojnë të hanë aty, ndërsa prisni që ushqimi juaj të jetë gati i paketuar.

Nëse jeni duke marrë për delivery, njoftoni një punonjës

“Disa persona do të hyjnë dhe thjesht do të ulen”, tha Henix për Insider. Ai tha se është e vështirë të kuptohet në mënyrë efikase kur ekipi i Five Guys nuk e di që ju jeni atje.

Në vend të kësaj me mirësi drejtohuni tek një punonjës nëse nuk janë duke u marrë me dikë tjetër, njoftojini porosinë e kujt doni të merrni dhe pastaj dëgjoni kur të jetë gati porosia për ta marrë. (Newsyahoo)

Të ngjashme