Paga e ultë i ka të mirat e saj

Prishtinë | 22 Maj 2023 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Paraja është shpesh në mendjet tona, si të fitojmë më shumë që të paguajmë faturat dhe të kemi disa që të blejmë gjërat që i duam për vete dhe për të tjerët në jetën tonë. Për këtë arsye kur vjen puna te paga jonë, ka kuptim që të duam një pagë sa më të lartë.

Mirëpo, oferta të cilën e pranojmë mund të mos jetë gjithmonë më e mira.

Mund të jetë e lehtë të refuzoni ofertën e punës dhe të kaloni tek oferta tjetër, por një gjë që e kam mësuar gjatë viteve është se, përderisa paraja zgjidh disa gjëra, nuk është faktori i vetëm që duhet ta merrni në konsideratë kur pranoni një punë. Unë madje do të shkoja aq larg dhe do të thosha se një shumë më e vogël ju dërgon drejt gjërave më të mira.

Ja pse:

  • Shpenzime më të ulëta të jetesës, por cilësi më e mirë e saj

Nësse puna është në një pjesë tjetër të vendit ku shpenzimet e jetesës janë më të ulëta, atëherë është një ide e mirë të pranoni atë rrogë. Ju ende do të jeni në gjendje të mbuloni të gjitha shpenzimet tuaja dhe të jetoni rehatshëm dhe ndoshta të shkoni në një zonë të vendit e cila ofron një ambient më të relaksuar ose është e njohur si një vend më i mirë për të rritur fëmijët.

Kjo ka kuptim dhe ju bën të  mos jetoni më në një vend i cili nuk ishte i shoqërueshëm apo i sigurtë, ose ku jeni të detyruar të paguani për gjërat që nuk duheni.

  • Norma më të mira të taksave

Nganjëherë të gjitha ato para shtesë në rrogën tuaj ju vendosin në kategorinë e taksave e cila përfundon duke marrë një pjesë më të madhe të pagës tuaj. Kjo mund të ju lë me jo aq shumë para në xhepin tuaj siç keni imagjinuar, kështu që një shumë më e vogël  mund të ju japë mundësinë të mbani më shumë para.

  • Orar më i mirë i punës

Nëse ajo pagë më e ulët vjen me mundësinë që të punoni nganjëherë nga distanca ose gjatë gjithë kohës, atëherë definitivisht do të ishte një marrëveshje e mirë. Kjo sepse ju mund të kurseni një shumë të madhe të parave duke punuar nga shtëpia. Për shembull, shpenzimet si benzina dhe të tjera shpenzime si mirëmbajtja e mjetit, dreka dhe rrobat profesionale, mund të jenë shumë më të ulëta nëse punoni nga shtëpia.

Gjithashtu, vetëm imagjinoni të gjitha ato orë që do të fitoni duke bërë atë që doni dhe duke mos pasur nevojë të shkoni në zyrë. Është e vështirë të llogarisni një shumë sasiore, por dërgon në një cilësi më të lartë të jetës kur e kuptoni se ato orë të cilat i keni kaluar në makinë tashmë përdoren për të bërë ushtrime, për të kaluar kohë me familjen dhe shokët, për hobi, ose për çfarëdo tjetër që dëshironi të bëni.

Ne ua ofrojmë këtë të gjithë punonjësve tanë në Due të paktën një ditë në javë. Ka qenë një përfitim i madh për punonjësit gjithashtu edhe për moralin e kompanisë.

  • Përfitime më të mëdha

Kur vareni nga dikush, ndodh që përfitimet e ofruara bëhen më të rëndësishme se paratë shtesë.

Mundësia për të pasur gjëra si sigurim mjekësor, dentar dhe të shikimit gjithashtu edhe për kujdesin ndaj fëmijëve, ditët e pushimit dhe pushimet e paguara, dhe çdo lloj tjetër mund të ketë përfitim të madh i cili ndihmon të jetoni një jetë të shëndetshme tani dhe të kurseni për të ardhmen.

Si një pronar biznesi, këto gjera kanë vlerë të madhe. Përderisa nuk jam në gjendje t’ju paguaj më shumë punonjësve, këto janë përfitime të mëdha që t’i mbaj ata për një kohë të gjatë.

  • Mundësi më të mira

Nëse keni provuar të hyni në atë fushë të punës për të cilën gjithmonë keni ëndërruar dhe ky është një rast për ju, shfrytëzojeni atë. Ju do të jeni më mirë për shkak se do të jeni më të lumtur dhe më të emocionuar për të fituar përvojë dhe të rriteni në një industri të cilën e keni pasion.

Ose, ju mund të keni problem që të gjeni punë në një segment të caktuar biznesi dhe një tjetër mundësi është prezantuar, kështu që ky është rasti juaj të bëni atë hap. Niveli i përmbushjes dhe gëzimit të cilin do ta ndjeni ka vlerë më të madhe se paratë.

Kur fillova kompaninë time të faturave, ne kishim një inxhiner të ri i cili aplikoi në kompaninë tonë. Ai e dinte se ishte më i ri dhe se nuk kishte shumë përvojë. Ne do t’a kishim injoruar atë nëse ai nuk do t’a kishte pranuar 50 përqind të rrogës. Ai vetëm dëshironte të mësonte. Vite më vonë, ai është njëri prej udhëheqësve të ekipit tonë të zhvillimit.

  • Menaxhim më të mirë financiar

Është gjithashtu ideja se mësimi për të bërë më shumë me më pak është një mënyrë më e mirë për të jetuar sepse nuk fokusoheni në gjëra materiale dhe mësoni të jetoni një jetë më të pasur duke marrë vlera nga ato që keni në vend se të shpenzoni shumë.

Kjo mund të jetë mundësia juaj që të mësoni se si të bëni përmirësime në menaxhimin tuaj financiar. Shumë njerëz me të ardhura më të ulëta kanë qenë në gjendje të kursejnë para për pension dhe për urgjenca.

  • Emërtuesi i zakonshëm: Lumturia

Me çdo mënyrë tjetër në të cilën do të jeni më mirë duke pranuar një pagë më të ulët, ka edhe një tjetër gjë e cila rezulton nga secila, dhe ajo është lumturia, diçka që ka rëndësi më shumë se paraja dhe gjë të cilën paraja definitivisht nuk mund t’a blejë.

Gjithashtu, më shumë se një person ka thënë se më shumë para vetëm i kanë futur në probleme.

Është e lehtë të supozoni se paratë sjellin lumturi sepse ju japin mundësinë të bleni disa gjëra të cilat nuk keni mundur t’i bleni më parë, por nuk mund të krijojë kurrë një jetë të lumtur.

Me gjithçka e cila është bërë tregti, varet nga ju të vendosni nëse jeni fokusuar në idenë e parasë ose në dëshirën për të krijuar një jetë të ekuilibruar e cila ofron siguri financiare përderisa ndiheni të kënaqur me ato që keni arritur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme