Pranoni mendimet e shumëllojshme nga punonjësit

Prishtinë | 09 Tet 2023 | 22:22 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit duhet të jenë të hapur ndaj mendimeve të shumëllojshme në mënyrë që të krijojnë zhvillim, të tërheqin talentë të rinj, dhe të prodhojnë mundësi të reja të tregut.

Sigurisht, ne të gjithë e dimë faktin se ne duhet të krijojmë dhe të veprojmë rreth strategjive për ndryshim. Ne kemi takime të panumërta për ato. Pastaj çfarë ndodh? Asgjë. Të gjitha ato ide zhduken aq shpejtë. Fundi është si një lloj dezinfektuesi për ide. Arsyeja kryesore? Jo përtacia.

Unë besoj se shumë njerëz dëshirojnë të bëjnë ndryshime dhe të veprojnë. Problemi është që shumica e njerëzve nuk i besojnë vetes mjaftueshëm që të marrin hapat e parë dhe të definojnë strategjitë e tyre. Kjo është baza e përgjegjësisë, ata më parë do të dëshironin të ishin përgjegjës për pritjet e të tjerëve se sa të vetat.

Kjo është gjithashtu baza e udhëheqjes së guximshme, e cila na duhet në kohë të përparimit dhe fatkeqësive. Kohërat e mira, kohërat e këqija, nuk ka rëndësi: Udhëheqësit mezi presin që njerëzit rreth tyre të fillojnë të veprojnë në ato gjëra që hezitojnë.

Por ata nuk munden që thjeshtë të veprojnë. Udhëheqësit gjithashtu duhet të zhvillojnë një aftësi që të marrin rreziqet e llogaritura duke shikuar përreth dhe të japin shembull, duke i lejuar njerëzit e tyre të bjënë të njëjtën. Por shumë udhëheqës nuk e bëjnë këtë, sepse u mungon shumëllojshmëria e mendimeve. Ata refuzojnë të lejojnë të gjithë njerëzit në ekipet e tyre të ndihmojnë rreth strategjive dhe drejtimevve. Ata presin që ata të jenë në përputhje me direktivat e kompanisë.

Kjo është arsyeja se pse edhe kompanitë më inovative dhe përçarëse mund të jenë më shumë të të njëjtit mendim se sa ne mendojmë. Ata fokusohen vetëm në ato që i inspirojnë ata dhe i bën të ndihen rehat. Kur punoj me kompani, gjithmonë dua të shoh se si njerëzit në dhomë përgjigjen kur nuk ndihen rehat. Çfarëdo që ata konsiderojnë, nga shumëllojshmëria dhe përfshirja në strategjitë e shitjeve globale, unë i bëj ata të mendojnë për të vërtetat e mundimshme dhe si t’i pranojnë ato.

Në orët e para, gjithmonë ka shqetësim por shumë shpejt ata hapin mendjet e tyre dhe shohin të vërtetën: të fokusohemi vetëm në atë që na inspiron, kështu ne do të kuptojmë dhe do të jemi rehat me përforcimet e pikëpamjeve dhe krijimin e kulturave që presin që të gjithë të veprojnë në mënyrë të njëjtë. Ata shohin atë se si qasjet tradicionale në iniciativa si shumëllojshmëria dhe përfshirja zakonisht promovojnë dhe rezultojnë në të kundërtën e përfshirjes: margjinalizimin dhe viktimizimin. Për këtë shkak biseda për shumëllojshmërinë nuk është zhvilluar, dhe kjo është e vërtetë jo vetëm për bisedat e popujve të shumëllojshëm por për të gjithë njerëzit: Ata kanë bërë dialogje rreth mendimit të njëllojshëm më shumë se për fuqinë e kontributit individual.

Si rezultat, iniciativat si shumëllojshmëria dhe përfshirja të definuara kështu në vendin e punës dhe në treg janë duke zgjedhur gjëra të gabuara dhe izolimet në mes të grupeve janë zgjeruar. Që t’a ndërrojmë këtë bisedë, ne duhet të shkojmë përtej shumëllojshmërisë dhe të pranojmë shumëllojshmërinë e mendimit.

Ti duhet t’a lejosh shumëllojshmërinë e mendimit jo vetëm të popullatës që ka lidhje me biznesin tënd çdo ditë dhe shërbejnë si avantazhe tua konkurruese për stimulimin e zhvillimeve të reja, tërheqjes së talentëve të rinj, dhe të prodhojnë mundësi të reja të tregut.

Këtu janë tetë hapa që udhëheqësit mund të ndjekin që të pranojnë shumëllojshmërinë e mendimeve në vendin e punës dhe në treg:

1. Fokusohu në gjëra që na përçajnë neve jo vetëm gjërat që na inspirojnë.

2. Heq dorë nga kontrolli dhe lejo njerëzit të kenë ndikim

3. Lejo individët të definojnë biznesin, jo biznesi të definojë individin

4. Ndalo së qeni rehat me fjalët që nuk krijojnë tension

5. Radhit vlerat e kompanisë që të reflektosh realitetin dhe qëllimin e njerëzve në vendin e punës

6. Sfido mënyrat e vjetra për të bërë gjëra

7. Shiko dobësinë si forcë

8. Ndalo ndarjen në mes të departamenteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme