Profesionet që ju bëjnë të shëndosheni

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Një studim i ri ka zbuluar se profesionet që shkaktojnë stres ndikojnë edhe në shtimin në peshë të punonjësve.

Shumë njerëz mund të mendojnë se nuk shtojnë peshë pasi janë në lëvizje, por ky është një mendim i gabuar, pasi stresi dhe lodhja që ka profesioni ndikon edhe në kilogramët e tyre.

Këto janë 9 profesionet që ju bëjnë të shëndosheni:

1. AGJENT UDHËTIMESH

Ata duhet të përpiqen të kënaqin klientët e tyre me planifikimin dhe organizimin e udhëtimeve, gjë që shkakton mjaft stres.

2. PUNONJËSIT SOCIALË

Ata qëndrojnë shumë orë ulur, hanë në tavolinat e punës dhe nuk kanë kohë të bëjnë aktivitet fizik.

3. INXHINIERËT E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Ata kalojnë shumë orë para kompjuterit dhe kanë shumë stres.

4. MËSUESIT

Ata qëndrojnë ulur gjatë leksionit, por edhe për përgatitjen për mësimdhënie.

5. ARKITEKTËT, PROJEKTUESIT, ARTISTËT

Këto profesione janë me orare fleksibil dhe punë të pavarur. Profesionistët mbështeten te frymëzimi dhe krijimtaria. Nuk kanë orare të rrepta dhe kjo vlen edhe për ushqimin. Hanë kur të duan dhe punojnë kur të duan.

6. ASISTENTËT

Të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Një profesion i lidhur me shumë stres, ankth dhe dreka hahet në tavolinën e punës.

7. SHKENCËTARËT

Duke qenë të etur për të mësuar dhe për të zbuluar gjëra të reja, ata harrojnë të ushqehen shëndetshëm.

8. POLICËT

Policët nuk kanë kohë të ulen të hanë një vakt tamam dhe hanë shumë herë gjatë ditës pasi kanë shumë stres në punën e tyre.

10. PUNONJËSIT E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (PR)

Nuk kanë orare stabil dhe marrin pjesë në ngjarje të rëndësishme, ku ofrohet edhe ushqim i mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme