Pse lakmia na lë të varfër?

Prishtinë | 15 Tet 2023 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Lakmia është një mëkat i shëmtuar. Ajo të krijon imazhin e një shefi të shëndoshë të rrethuar me miliona, ndërkohë që punonjësit e tij fitojnë një rrogë minimale. Por pavarsisht kësaj, lakmia ndonjëherë mund t’iu lërë të varfër.

Këto janë 5 mënyrat se si lakmia mund t’iu gllabërojë “vazon tuaj prej floriri”:

1. Ti duash të gjitha

Të pakënaqur nga gjërat e shumta që kanë në jetë, disa njerëz kërkojnë ato gjëra që mund t’iu bëjnë jetën akoma dhe më të mirë. Ose të paktën ashtu e mendojnë ata. Smartphonin e fundit. Makinën më të re. Shtëpinë më të adhe. Televizorin e hollë 80 inç. Një jaht. Të gjitha këto janë shpenzime të mëdha. I famshmi Tyler Durden ka thënë në Fight Club, “Gjërat që ti zotëron fillojnë të të zotërojnë ty.” Prandaj kini kujdes nga lakmia. Lumturia që të sjellin këto produkte është kalimtare.

2. Të jetosh me tepri

Më shumë verë. Më shumë birrë. Më shumë ushqime fast food. Më shumë për çdo gjë! Kur lakmia përkufizohet me një dëshirë të madhe dhe egoiste për ushqim dhe pije, ajo sjell shumë probleme shëndetësore. Dhe siç e dimë kujdesi për shëndetin kushton shumë para. Një obez i rritur shpenzon 42% më shumë për kujdesin shëndetësor, sesa një njeri me peshë normale. Obeziteti shkakton dhe shumë sëmundje të tjera.

Më pas është lakmia që kthehet në abuzim me alkolin apo drogën. Gjithashtu ka dhe faktorë të tjerë të përfshirë si depresioni apo probleme të tjera mendore, të gjitha këto si pasojë e lakmisë.

3. Të thyesh ligjin

Lakmia i bën njerëzit të bëjnë gjëra të çuditshme, duke shkaktuar kështu dhe kryerjen e veprave të paligjshme. Kjo nuk do të thotë të shkosh dhe të grabisësh një bankë, ka të bëjë më shumë mundësinë për të bërë shumë para duke bërë diçka që ata besojnë se është e padëmshme, edhe pse e paligjshme. Dhe më pas ata kapen, përballen me burgun dhe karriera e tyre shkatërrohet.

Gjithsesi për disa të tjerë lakmia është më e vogël, por jo pa telashe. Të mos paguash taksat, qoftë edhe një vlerë të vogël, është një vepër federale. Të vjedhësh qoftë edhe vetëm një rrip, apo një buzëkuq, është një veprim që i ka çuar shumë njerëz në burg.

4. Të mos jesh bujar

Ekziston një përshtypje e gabuar që çdo njeri i pasur është lakmitar dhe çdo i vafër nuk është. Kjo nuk është e vërtetë!

Të kesh një shpirt bujar dhe t’i japësh mbrapsht botës, është një plus për ty. Të investosh në njerëz dhe projekte që kanë potencial, sjell vetëm fitime. Nga ana tjetër, të ngujosh pasurinë tënde duke mos bërë asnjëherë bamirësi dhe të kursesh për çdo gjë nuk është një mënyrë pozitive për të menaxhuar paratë e tua. Duke qenë zemërgjerë dhe duke bërë mirë, ti mund të ndërtosh një pasuri më të madhe sesa duke kursyer çdo qindarkë dhe të shohësh që ajo rritet me një pëqindje fare të vogël në nëj llogari bankare.

5. Të lësh gjithçka në kumar

Keni dëgjuar histori. Keni parë dhe në filma. Kumari i ofron njerëzve një pasuri të madhe ne disa sekonda. Por për shumicën, ai është vetëm një humnerë humbjeje. Disa lojëra në kumar dhe ju do të keni në dorë recetën e tragjedisë që iu pret. Çdo vit, me miliona njerëz provojnë dhe fitojnë, por për pjesën më të madhe është thjesht një shkëndijë. 2 % e njerëzve që luajnë kumar bëhen të varur prej tij dhe lakmia i përpin. Një fitore bëhet një sulm adrenaline. Ata duan më shumë. Dhe më shumë. Përpara se ata të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, tashmë i kanë humbur të gjitha dhe do të vazhdojnë të luajnë për të fituar ato që humbën më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme