Punët që të falin më shumë kënaqësi

Prishtinë | 05 Gus 2023 | 07:16 | Nga Ekonomia Online

Puna nuk ka të bëjë vetëm paratë… Puna ka të bëjë me qëllimin. Shumica prej nesh i kalojnë vitet duke punuar, kështu që ajo që ne zgjedhim si karrierë është një pjesë e madhe e gjurmës që lëmë në këtë botë.

Për të zbuluar punët më të kënaqshme në botë, është kryer një anketim me profesionistë nga të gjitha sferat e jetës. Ata janë pyetur se sa të kënaqur janë me punën e tyre, për të përcaktuar vendet e punës me shkallën më të lartë të kënaqësisë, transmeton Ekonomia Online.

Bazuar në të dhënat e mbledhura, këto janë 4 punët më të mira në botë që të falin më shumë kënaqësi:

1. Pronar biznesi

Shkalla e kënaqësisë: 85%

Njerëzit më të kënaqur me punën e tyre janë pronarët e bizneseve, veçanërisht themeluesit e biznesit (themeluesit kanë një normë edhe më të lartë të kënaqësisë prej 91%). Kjo është interesante, duke marrë parasysh të gjithë stresin që vjen me drejtimin e një biznesi.

Është e qartë se stresi kompesohet nga pasioni i pronarëve të bizneseve për punën që ata bëjnë dhe pronësinë e drejtpërdrejtë që kanë mbi punët e tyre.

2. Drejtor Ekzekutiv

Shkalla e kënaqësisë: 83%

Njësoj si pronari i biznesit, puna e një drejtori ekzekutiv shpesh shoqërohet me orë të gjata dhe stres (i vetmi ndryshim është se një pronar biznesi është padyshim pronari i biznesit, ndërsa një drejtor ekzekutiv zakonisht i raporton një bordi). Por, përsëri, stresi kompensohet lehtësisht nga ndikimi që ka një drejtor ekzekutiv mbi një organizatë.

3. Administrator i Sistemit të TI-së

Shkalla e kënaqësisë: 81%

Kush mund ta mendonte se punëtorët e Teknologjisë Informative (TI) janë aq të kënaqur me punën e tyre?

Në përgjithësi, administratorët e sistemit janë një kategori që paguhet mirë, me një pagë mesatare prej 68,000 $ në vit në Shtetet e Bashkuara. Dhe sigurisht, kënaqësia qëndron te zotërimi i teknologjive më të fundit dhe siguria që të gjitha sistemet po funksionojnë normalisht.

4. Inxhinier ndërtimi

Shkalla e kënaqësisë: 77%

Ka diçka që të falë tepër kënaqësi në ndërtimin e diçkaje…

Imagjinoni të ecni nëpër një ndërtesë që e keni projektuar vetë? Nuk ka kënaqësi më të madhe se kaq. Mos të flasim pastaj për pagën mesatare prej 76,000 $ në Shtetet e Bashkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme